LAJMI I FUNDIT:

Vajza e Steven Spielberg është fejuar me aktorin Genc Legrand

Vajza e Steven Spielberg është fejuar me aktorin Genc Legrand

Vajza e regjisorit Steven Spielberg, Destry Allyn, është fejuar me aktorin Genc Legrand.

Destry, 23-vjeçare, njoftoi lajmin e gëzueshëm të premten në mbrëmje përmes një fotografie të publikuar në Instagram krah partnerit të saj, në të cilën ka vënë në fokus edhe unazën.

“Përshendetje, jam fejuar”, ka shkruar ajo. “Jam shumë e emocionuar të vazhdoj jetën me shokun tim më të mirë. Kjo është dita më e mirë ndonjëherë. Të dua shumë Genc Legrand”.

Vajza e Spielberg është fejuar me Genc Legrand (Foto: Instagram)

I fejuari i saj është gjithashtu një aktor me origjinë nga Zvicra, Legrand u zhvendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën e tij të aktrimit dhe studioi në Teatrin dhe Institutin e Filmit “Lee Strasberg”.

Sipas mediave të huaja, Genc po ashtu raportohet se është me prejardhje shqiptare dhe se di afro katër gjuhë: anglisht, gjuhën frënge, gjermane dhe shqipe.

Destry ka ndjekur gjurmët e babait të saj në famshëm në industrinë e filmit si aktore, shkrimtare dhe regjisore.

Spielberg dhe vajza e tij, Allyn (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktorja është një nga shtatë fëmijët e Spielberg dhe Kate Capshaw.

Steven po ashtu ka edhe fëmijët e tjerë: Mikaela George, Sasha, Max, Theo dhe Sawyer. /Telegrafi/

Familja e Steven Spielberg (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori