LAJMI I FUNDIT:

Pesë fitore radhazi në kampionat dhe formë e shkëlqyer personale – Albert Dabiqaj flet për sukseset dhe objektivat e Dritës

Pesë fitore radhazi në kampionat dhe formë e shkëlqyer personale – Albert Dabiqaj flet për sukseset dhe objektivat e Dritës

Pas një starti me ulje ngritje, Drita është futur në seri të fitoreve në Albi Mall Superligë duke marrë pesë radhazi.

Së fundmi gjilanasit kanë triumfuar me rezultat minimal 0-1 në udhëtim te Llapi, ku është një nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit.


Një nga futbollistët më të mirë të Dritës në këtë duel padyshim se ishte mesfushori Albert Dabiqaj i cili tani e disa ndeshje ka rikthyer formën më të mirë dhe ka marrë një fanellë titullari nga trajneri Akis Vavalis.

Në një prononcim për Telegrafin, Dabiqaj ka folur për formën e shkëlqyer të tijën dhe të Dritës, fitoren ndaj Llapit si dhe objektivat që ka me skuadrën gjilanase.

photo by: @Shpend Ahmeti

“Për ne synimi ishte t’i merrnim tre pikët në Podujevë dhe me shumë mund e sakrificë ia arritëm qëllimit që kishim. Gjithmonë në ‘Zahir Pajaziti’ është vështirë të marrësh fitore ku dihet se Llapi këtë sezon ka pasur një start shumë të mirë”, tha Dabiqaj për Telegrafin.

Ai foli edhe për një mini krizë që kishte Drita me tre barazime radhazi, pasi gjilanasit vazhdojnë të jenë të pamposhtur në Superligë.

photo by: @Shpend Ahmeti

“Pas asaj mini krize që e kishim, jemi në rrugën e duhur pasi jemi në formë të mirë. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe t’i marrim ndeshjet një nga një”, u shpreh Dabiqaj.

Ish-anëtari i Besës, Feronikelit e Gjilanit flet edhe për vështirësitë që kishte në fillim të sezonit, pasi u rikthye nga një lëndim që e mbajti disa muaj jashtë fushave.

“Fillimi ishte i vështirë paksa, pasi vija nga një lëndim nga sezoni i kaluar, por me shumë punë dhe tani gjithçka është në rrugën e duhur. Pritja ka qenë e jashtëzakonshme si nga klubi, ashtu edhe nga bashkëlojtarët dhe tifozët dhe i jam falënderues gjithmonë për këtë pritje të ngrohtë”, tha Dabiqaj.

Ai ka folur edhe për objektivat e Dritës këtë edicion që janë për ta rikthyer titullin kampion në Gjilan, si dhe për ndeshjen e ardhshme që e luajnë në shtëpi ndaj Lirisë.

“Normalisht objektivi kryesor është titulli i kampionit pasi ka tre vite që Drita nuk e ka marrë atë. Duhet punë e madhe dhe sakrificë që të arrijmë deri te titulli pasi një gjë e tillë nuk është e lehtë. Unë te Drita kam ardhur për titull dhe dua ta fitoj si titullin ashtu edhe Kupën e Kosovës”, tha Dabiqaj.

photo by: @Shpend Ahmeti

Sa i përket ndeshjes së fundit ndaj Lirisë, Dabiqaj tha se kërkon maksimumin e pikëve edhe pse nuk do të jetë e lehtë.

“Asnjë ndeshje nuk është e lehtë në Superligë. Ndaj Lirisë synimi është të marrim fitoren e gjashtë radhazi dhe të vazhdojmë drejt objektivave që kemi. Gjithsesi na pret një ndeshje e vështirë pasi Liria luan futboll të bukur, por duhet të dhënë maksimumi për t’i ndalur pikët e plota në Gjilan”, u shpreh Dabiqaj. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori