LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsyet pse Uruguai mund ta fitojë Kupën e Botës ‘Rusia 2018’

Pesë arsyet pse Uruguai mund ta fitojë Kupën e Botës ‘Rusia 2018’
Uruguai (Getty Images)

Portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar një listë me pesë arsyet pse Kombëtarja e Uruguait mund të jetë fituese e Kupës së Botës që po mbahet në Rusi.

Kampionati Botëror ka hyrë në një fazë të nxehtë, atë çerekfinale dhe tani kanë mbetur të gjitha kombëtare të forta që kanë gjasa thuajse të barabarta për ta fituar trofeun.


Tetë skuadra të forta, katër ndeshje spektakolare - Këto janë çiftet dhe datat e ndeshjeve çerekfinale
Lexo po ashtu Tetë skuadra të forta, katër ndeshje spektakolare - Këto janë çiftet dhe datat e ndeshjeve çerekfinale

Njëra nga ta pikërisht është Uruguai që sot (e premte) luan ndaj Francës me fillim nga ora 16:00, e cila po shihet si e nënvlerësuar në këtë duel.

Uruguai (Getty Images)

Megjithatë, Goal.com e shikon Uruguain si një ekip të nënvlerësuar, pasi sipas tyre kanë të gjitha komponentët për të mposhtur Francën, Brazilin, Belgjikën ose Anglinë për të fituar Rusinë 2018.

Goal.com më poshtë ka renditur pesë arsyet pse Uruguai mund ta fitojë gjithë trofeun e Kupës së Botës.

1.Suarez-Cavani

Cavani – Suarez (Getty Images)

Dyshja e sulmit është ndoshta më e mira e të gjitha përfaqësuesve pjesëmarrëse në Kupën e Botës. Deri më tani, Cavani ka shënuar tri gola, ndërsa Suarez dy gola dhe një asistim duke vendosur shumicën e ndeshjeve të Uruguait.

2.Oscar Tabarez

Oscar Tabarez (Getty Images)

Trajneri 71-vjeçar njihet për futbollin e tij total, ku e gjithë skuadra është e angazhuar në ndërtimin e lojës, por edhe mbrojtjen ndaj kundërshtarit. Tabarez dërgoi Uruguain deri në vendin e katërt në vitin 2010.

3.Diego Godin dhe Jose Gimenez

Godin – Gimenez (Getty Images)

Godin dhe Gimenez janë treguar si dyshja më e mirë në qendër të mbrojtjes në Kupën e Botës. Dyshja e Atletico Madridit kanë bërë që Uruguai të mos e pranojë asnjë gol në grupe, ndërsa deri më tani vetëm një, atë ndaj Portugalisë.

4.Historia mbi supe

Uruguai (Getty Images)

Uruguai ka fituar dy herë Kampionatin Botëror dhe disa herë Kupën në Amerikë dhe atë Latine, teksa disa herë tjera ka pasur arritje deri në faza të avancuara. Kjo histori e bënë Uruguain një rival që nuk duhet nënvlerësuar dhe kjo bënë që ata mund të jenë njëra nga skuadrat fituese.

5.Mesfusha e nënvlerësuar

Bentancur, Torreira dhe Vecino (Getty Images)

Uruguai ka një mesfushë të nënvlerësuar, por shumë të fortë. Shumica e futbollistëve të mesfushës kryesisht luajnë në Serie A dhe kjo është njëra nga arsyet që ata mund të befasojnë. Matias Vecino në Inter, Rodrigo Bentancur në Juventus, Lucas Torreira në Sampdoria dhe Diego Laxalt në Genoa.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori