LAJMI I FUNDIT:

Tetë skuadra të forta, katër ndeshje spektakolare – Këto janë çiftet dhe datat e ndeshjeve çerekfinale

Tetë skuadra të forta, katër ndeshje spektakolare – Këto janë çiftet dhe datat e ndeshjeve çerekfinale

Të martën në mbrëmje janë mbyllur ndeshjet e 1/8 në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi.

Nga 16 kombëtare kanë mbetur vetëm tetë nga të cilat do të dal edhe kampioni i botës pëer katër vitet e ardhshme.


Dy ditë pushim pas 20 ditëve të ngarkuara me futboll, pasi me 6 korrik zhvillohen dy çerekfinalet e para.

Gjithçka nisi me ndeshjen Franca-Uruguai, që fillon nga ora 16:00.

Franca (Getty Images)

‘Gjelat’ vijnë pasi e eliminuan Argjentinën në një ndeshje emocionuese me rezultat 4-3. Antoine Griezmann, Kylyan Mbappe dhe Paul Pogba janë gati që të kalojnë në gjysmëfinale, por duhet të bëjnë me emra si Luis Suarez dhe Edinson Cavani, që e eliminuan një kombëtare të madhe si Portugalia.

Edinson Cavani dhe Uruguai (Getty Images)

Në mbrëmje vjen ‘mini finalja’ ku Brazili do të takohet me Belgjikën, dy kombëtare që shihen si ndër më favoritet për ta fituar këtë Kampionat Botëror.

Brazili rrugës eliminoi kombëtare si Meksika, ndërsa Belgjika me shumë mund e kaloi Japoninë.

Brazili duke festuar (Getty Images)

Neymar me shokë duan që të kthejnë titullin e munguar në Brazil nga vitit 2002, ndërsa belgët në anën tjetër duan të lënë shenjë në futboll.

Belgjika (Getty Images)

Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të përballen mes vetë në gjysmëfinale.

Të shtunën janë dy ndeshjet tjera.

Suedia që po llogaritet befasia e madhe do të përballet me Anglinë nga ora 16:00.

Suedia (Getty Images)

Suedezët kaluan me sukses Zvicrës duke e mposhtur 1-0, ndërsa anglezët kaluan Kolumbinë pas penalltive.

Suedia me lojën e saj kolektive do të tentojë të kalojë tutje, ndërsa Anglia e mbështetur në Harry Kane, shihet si favorite në këtë ndeshje.

Anglia (Getty Images)

Ndeshja tjetër zhvillohet mes nikoqirit Rusisë dhe Kroacisë, që llogaritet favorit në këtë ndeshje.

Kroacia (Getty)

Edhe nga këto dy çifte do të dalë një gjysmëfinale.

Tashmë jemi futur në fazën më interesante të kampionatit, ku gabimet dhe detajet më të vogla vendosin gjithçka. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori