LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsyet pse Superliga e Arabisë Saudite po dështon, ashtu sikurse parashikimi i gabuar i Cristiano Ronaldos

Pesë arsyet pse Superliga e Arabisë Saudite po dështon, ashtu sikurse parashikimi i gabuar i Cristiano Ronaldos

Superliga e Arabisë Saudite ishte një nga historitë e afatit kalimtar të verës pasi joshi shërbimet e disa prej lojtarëve më të njohur të Evropës.

Dhe disa orë përpara se të hapej afati i janarit, Cristiano Ronaldo, emri më i madh i ligës, këmbënguli se Superliga Saudite do të tërheqë emra të tjerë të mëdhenj.


“Jam i lumtur sepse kur mora vendimin për të ardhur këtu askush nuk e besoi atë që thashë. Por kjo është e kaluara. Nuk ka më rëndësi, më e rëndësishmja është që liga është rritur dhe që lojtarët duan të vijnë sepse e dinë se liga është konkurruese dhe e gjithë bota po e shikon tani”, ka deklaruar Ronaldo.

Megjithatë, duket se po ndodh e kundërta. Vetëm këtë muaj, Karim Benzema është lidhur me një rikthim në Evropë, ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Aymeric Laporte ka bërë pretendime për pakënaqësi të gjerë të lojtarëve dhe Jordan Henderson është larguar nga Al-Ettifaq disa muaj pasi njoftoi një angazhim për të promovuar ligën në zhvillim.

Këtu janë pesë arsyet pse afati i transferimeve të janarit në Superligën e Arabisë Saudite mund të mos jetë në përputhje me pritjet e Ronaldos.

Cristiano Ronaldo pretendon se Liga Saudite është më e mirë se Ligue 1, për një arsye të veçantë
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo pretendon se Liga Saudite është më e mirë se Ligue 1, për një arsye të veçantë

Tifozëri të varfra

Ndërsa ka tërhequr talentë e superyje, Superliga Saudite ka një problem të frekuentimit të ulët të tifozëve, kur krahasohet me pesë ligat e mëdha të Evropës.

Mesatarisht, 8.345 tifozë kanë ndjekur një ndeshje të Superligës së Arabisë Saudite këtë sezon, me disa ndeshje që kanë grumbulluar më pak se 1.000 tifozë.

Më 22 tetor, Al-Ettifaq i Henderson humbi 1-0 nga Al-Riyadh para vetëm 696 tifozëve. Disa ndeshje të tjera në të njëjtën fundjavë nuk arritën të thyejnë shifrën e 1000.

Si u kthye në një makth ëndrra saudite për Jordan Henderson: Familja luftoi të përshtatej, premtimin që nuk e mbajti dhe gjithçka tjetër
Lexo po ashtu Si u kthye në një makth ëndrra saudite për Jordan Henderson: Familja luftoi të përshtatej, premtimin që nuk e mbajti dhe gjithçka tjetër

Mungesa e konkurrencës

Në verë, fondi i investimeve publike të Arabisë Saudite bleu katër klubet më të mëdha të vendit, Al Nassr, Al Hilal, Al Ittihad dhe Al Ahli, me tre nga këto skuadra që zinin katër pozitat e para në renditjen e këtij sezoni.

Kjo marrje e shumë klubeve ka shkaktuar tashmë një hendek midis klubeve më të mira dhe më të këqija të ligës, i cili vetëm sa do të zgjerohet.

Sigurisht, mungesa e konkurrencës midis më të mirave dhe më të këqijave është një akuzë që mund t’i bëni shumë ligave më të mëdha në botë, përfshirë Ligës Premier.

Megjithatë, mungesa e konkurrencës në një ligë në rritje pa një audiencë globale para-ekzistuese nuk ka gjasa të jetë një pikë joshëse e shitjes.

Lojtarët nuk arrijnë të ambientohen siç duhet

Siç u përmend, Henderson tashmë është larguar nga Superliga Saudite, duke mos u vendosur kurrë në shtetin e Gjirit.

Për më tepër, Laporte pranoi se ka rezultuar e vështirë të përshtatet me mjedisin e tij të ri në një intervistë për gazetën spanjolle AS .

“Është një ndryshim i madh në krahasim me Evropën, por në fund, gjithçka ka të bëjë me përshtatjen Nuk na e kanë bërë të lehtë. Në fakt, ka shumë lojtarë që janë të pakënaqur”, ka thënë Laporte.

Ish-ylli i Man Cityt e pranon se ‘ka shumë lojtarë të pakënaqur’ në ligën joprofesionale të Arabisë Saudite
Lexo po ashtu Ish-ylli i Man Cityt e pranon se ‘ka shumë lojtarë të pakënaqur’ në ligën joprofesionale të Arabisë Saudite

Lojtarët yje nuk arrijnë të kenë ndikim

Disa nga lojtarët më të mirë të Superligës Saudite kanë luftuar për të bërë një ndikim, qoftë për shkak të formës së keqe ose dëmtimit.

Shembulli më i dukshëm është Neymar Jr, i cili u bashkua me Al Hilal në verë, por shqeu ligamentin ACL dhe meniskun e tij ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Brazilin në tetor. Ylli brazilian ka të ngjarë të jetë jashtë fushës deri në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Diku tjetër, ndërsa Ronaldo dhe Aleksandar Mitrovic e kanë mbajtur formën e tyre duke shënuar së bashku 37 gola këtë sezon, disa nga yjet e tjerë më të shquar të ligës – Sadio Mane, Riyad Mahrez, Roberto Firmino – nuk janë aq elektrikë sa në të kaluarën.

Ofertat më të çmendura në Arabinë Saudite: 4000 euro dhe shtëpi për të luajtur në Kategorinë e Tretë, 5 milionë për trajner
Lexo po ashtu Ofertat më të çmendura në Arabinë Saudite: 4000 euro dhe shtëpi për të luajtur në Kategorinë e Tretë, 5 milionë për trajner

Pamundësia për të tërhequr lojtarë në kulmin e tyre

Kjo na çon në pikën tonë përfundimtare – Superliga e Arabisë Saudite ka luftuar për të tërhequr lojtarë në kulmin e tyre.

Shumë nga të ardhurit e verës ishin emra yjesh që kërkonin të mbyllnin karrierën e tyre dhe të merrnin paga nga shteti saudit ndërsa e bënin këtë.

Gabri Veiga, 21-vjeçari spanjoll, shkaktoi një stuhi mediatike gjatë verës duke refuzuar një transferim te Napoli për Superligën Saudite, duke dëshmuar më tej se Arabia Saudite konsiderohet gjerësisht një vend i përshtatshëm për lojtarët më të vjetër.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori