LAJMI I FUNDIT:

Përveç Bebe Rexhës, edhe Ava Max e nominuar në “Teen Choise Awards”

Përveç Bebe Rexhës, edhe Ava Max e nominuar në “Teen Choise Awards”
Ava Max (Foto: Jesse Grant/Getty Images/Guliver)

Ditë më parë u bënë të ditura nominimet për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve, “Teen Choise Awards 2019”.

E lumtur për nominimin e sa në kategorinë “Kënga më e mirë elektronike”, shqiptarja Bebe Rexha ndau me ndjekësit e saj një postim emocionues në Instagram, duke u treguar fansave mënyrën se si mund ta votonin.


Por, ajo nuk është artistja e vetme me prejardhje shqiptare e cila ka arritur të nominohet për një nga çmimet e këtij festivali.

Bebe Rexha e nominuar në një kategori në “Teen Choise Awards 2019” (Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver)

Edhe këngëtarja e re me prejardhje nga Shqipëria, Ava Max, e cila është doke korrur sukses në arenën ndërkombëtare, ka rezervuar gjithashtu një nga nominimet në një prej kategorive.

Me super hitin e saj “Sweet but Pyscho”, Ava Max është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Pop”.

Ajo do të konkurrojë me këngët “Dancing With A Stranger” nga Sam Smithdhe Normani, “I Don’t Care” nga Ed Sheeran dhe Justin Bieber, “Me” nga Taylor Swift (bashkëpunim me Brendon Urie of Panic! At The Disco), “Sucker” nga Jonas Brothers, dhe “Thank u, next” nga Ariana Grande.

Ava Max (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Mbetet të shihet nëse artistja me prejardhje nga Saranda do arrijë ta rrëmbejë çmimin e parë të saj në eventin e ndarjes së çmimeve “Teen Choise Awards”.

Për të ndihmuar dy artistes shqiptare të nominuara për çmimet e kësaj mbrëmje mund të votoni në këtë LINK. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori