LAJMI I FUNDIT:

Përurohet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni, Gërvalla: Dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale

Përurohet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni, Gërvalla: Dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale

Kosova ka inauguruar Konsullatën e Përgjithshme në Poloni, ku ishte e pranishme edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Polonia si një shtet mik, ka një potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik në eksport dhe import, shkëmbim të studentëve, ekspertëve, përvojave në proceset integruese dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila falënderoi Poloninë për mbështetjen e dhënë ndër vite për Kosovën.


Ajo vëri në pah rolin e madh të dy figurave të rëndësishme polake, ish-kryeministrit Mazowietzky dhe Papa Gjon Palit II për përkrahjen e tyre në ditët e vështira të okupimit serb.

Gërvalla falënderoi Poloninë edhe për mbështetjen e saj të madhe  për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, nënsekretarja e Shtetit të Ministrisë së Jashtme të Polonisë, Ministrja Moscicki-Dendys  përgëzoi Republikën e Kosovës për ceremoninë dhe shprehu vullnetin dhe përkushtimin e Polonisë për të intensifikuar marrëdhëniet bilaterale në fushat me interes të përbashkët.

Tutje, sipas njoftimit të MPJD-së, ajo tha se krijimi i Misionit të Kosovës paraqet një gurthemel të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve midis Polonisë dhe Kosovës.

Ministrja polake vlerësoi lart ndihmën e Kosovës për Ukrainën dhe orientimin e saj të qartë perëndimor, duke ofruar mbështetjen polake në shumë fusha e sidomos në shtimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe ndihmën në anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe integrimin në BE,  thuhet në komunikatë.

MPJD potencoi se hapja e kësaj konsullate u bë me pjesëmarrje edhe të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci,  nënsekretares së Shtetit të ministrisë së Jashtme të Polonisë, ministres Moscicki-Dendys si dhe Anëtarëve të Kuvendit (Sejmit) të Polonisë, ambasadorëve të akredituar në Poloni, përfshirë Nuncin Apostolik (Vatikani) shteteve të Kuintit dhe shteteve tjera nga Evropa dhe rajoni.

Në ceremoni morën pjesë edhe profesionistë, profesorë, gazetarë, udhëheqës dhe anëtarë të komunitetit shqiptaro-polak dhe të Kosovës në Poloni.

Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë më 8 nëntor 2022 kishte njoftuar se Qeveria e Polonisë ka lidhur marrëveshje me Qeverinë e Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve konsullore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori