Lehtë bini në gjumë të thellë, mirëpo përnjëherë zgjoheni në 4 të mëngjesit dhe jeni tërësisht të zgjuar. Çfarë ndodh?
Deri te një shkallë e caktuar vështirësitë e të qëndruarit në gjumë apo isnomnia e mesme janë normale, transmeton Telegrafi.
Nëse zgjoheni, ktheheni në anën tjetër dhe vazhdoni të flini, kjo është në rregull. Mirëpo nëse ndodh që të zgjoheni në mes të natës dhe nuk mund të fini më shumë se gjysmë ore tri apo më shumë ditë, kjo është shenjë që është fjala për ndonjë problem.
Ja se pse ndodh kjo
Pagjumësia e mesnatës prek po thuajse dy herë më shumë femrat se sa meshkujt. Kjo bëhet më e zakonshme për moshën e mesme.
Dhimbja kronike, apnea e gjumit, dhe nevoja për t’u zgjuar dhe për të përdorë tualetin janë gjëra të cilat mund ta prishin gjumin tuaj. Të tilla janë edhe afshet e menopauzës.
Ndërkohë, edhe stresi i jetës mund ta luajë rolin e tij. Problemet martesore, humbja e punës, prindërit e moshuar, ose largimi i fëmijëve nga shtëpia, të gjitha këto mund të bëjnë që mendja të fluturojë gjatë natës.
Sapo të filloni të zgjoheni natën, cikli përkeqësohet edhe më shumë. Sa më shumë që shqetësoheni për humbjen e gjumit, aq më vështirë bëhet të qëndroni në gjumë.
Ekspertët thonë se gjithkush mund të zgjohet natën kohë pas kohe, dhe shumica e njerëzve shtrihen dhe kthehen sërish në gjumë. Por disa njerëz fillojnë të shqetësohen për të. Dhe, derisa qëndrojnë zgjuar, ata bëhen edhe më të shqetësuar, që e bën edhe më të vështirë rikthimin në gjumë.
Nëse kjo vazhdon çdo natë, mund të bëhet një përgjigje e kushtëzuar, që mund të shkaktojë vetvetiu pagjumësi.
Ç’duhet të bëni kur keni probleme me gjumin?
“Higjiena e gjumit” mund t’u duket si diçka që ka të bëjë me pastërtinë, por në fakt i referohet përmirësimit të disa shprehive që ju mundësojnë të flini më mirë gjatë natës.
Disa hapa që mund t’i merrni për të ndryshuar rutinën ditore dhe që ndihmojnë në një gjumë më të mirë janë:
▪ Shmangni dremitjet gjatë ditës
▪ Bëni stërvitje të rregullta
▪ Sigurohuni që të dilni jashtë gjatë ditës për t’u ekspozuar në dritën natyrale. Kjo ju ndihmon ta ruani ciklin e shëndetshëm gjumë-zgjim
Ka edhe disa hapa që mund t’i merrni para kohës së gjumit të cilat mund të përmirësojnë gjumin:
▪ Shmangni pijet me kafeinë dhe me alkool
▪ Mos pini duhan
▪ Mos hani ushqime të mëdha para gjumit
▪ Shmangni diskutimet emocionale para se të shkoni të flini
Po ashtu është e rëndësishme të mbani një orar të rregullt të rënies në gjumë dhe të zgjimit – si gjatë javës ashtu edhe gjatë fundjavës. Përpiquni të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë.
Kur duhet të kontaktoni mjekun?
Ekspertët këshillojnë t’i përmbaheni “rregullit të treshes” për të vendosur nëse duhet të shkoni te mjeku ose jo.
A zgjoheni së paku tre net gjatë një jave?
A ju duhet më shumë se 30 minuta për t’u kthyer sërish në gjumë?
A ka ndodhur kjo për 30 ose më shumë ditë?
Nëse u përgjigjeni me “Po” këtyre pyetjeve, ju duhet të kërkoni ndihmë nga një profesionist. Lajmi i mirë është se pagjumësia mund të trajtohet.
Derisa ju dhe mjeku juaj përpiqeni të mësoni se çfarë i shkakton problemet me gjumin, ju mund të merrni barna të përshkruara nga mjeku.
Nëse nuk keni sëmundje të tjera fizike që ju shqetësojnë, atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë të vizitoni ndonjë psikiatër, psikolog ose terapist. Ata mund t’u ofrojnë stërvitje relaksimi, terapi të sjelljes dhe metoda të tjera alternative, për të fjetur më mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushqimet që kanë të njëjtin efekt sikurse VIAGRA!

Gabimi i pavetëdijshëm kur zgjidhni mëngjesin që kontribuon në shtimin e peshës

Teknikë e thjeshtë e frymëmarrjes që e eliminon stresin

Mund të jenë kërcënuese për jetën: Simptomat që tregojnë mundësinë e një mpiksjeje gjaku

Klinika Zhan Mitrev: Gjithçka që duhet të dini për kardiomiopatinë hipertrofike

Çfarë i ndodhë trupit nëse filloni të hani mjaltë para gjumit

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Ish-ministri Mehaj për ngjarjet në veri: Edhe 10 mijë euro rrogë janë pak për djemtë e Kosovës, ata nuk janë thesar i asnjë partie politike

Hovenier për “Politico”: Sulmi ishte i koordinuar dhe sofistikuar – armët e konfiskuara nuk mund t’i siguronte një qytetar i thjeshtë