LAJMI I FUNDIT:

Përplasjet Shqipëri-Greqi për çështjen Beleri, Rama: Jo serioze nëse Athina do të na bllokonte integrimin

Përplasjet Shqipëri-Greqi për çështjen Beleri, Rama: Jo serioze nëse Athina do të na bllokonte integrimin

Në një intervistë të fundit për televizionin francez “France 24”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pyetur edhe për çështjen e integrimit në BE dhe bllokimin që po bën Greqia të letrës së 27 vendeve anëtare për hapjen e kapitujve për shkak të çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Rama u shpreh se nuk beson se bllokimi do të qëndrojë, pasi sipas tij, atëherë nuk do të ishte aspak serioze.


Kryeministri Edi Rama: Unë nuk dua t’i futem kësaj polemike. Sinqerisht nuk besoj se ky bllokim do të qëndrojë, sepse nuk do të ishte serioze. Nga ana tjetër, është vetëm çështje e drejtësisë. Nëse shikoni raportin e progresit, Shqipëria vlerësohet vërtet mirë për çështjet e reformës në drejtësi. Unë jam shumë i kënaqur sepse Shqipëria është vendi më i përparuar në të gjithë Ballkanin për këto çështje.

Integrimi dhe tensionet Serbi-Kosovë, Rama: “Vetëvrasje” për BE-në nëse ndalet procesi
Lexo po ashtu Integrimi dhe tensionet Serbi-Kosovë, Rama: “Vetëvrasje” për BE-në nëse ndalet procesi

-Megjithatë në vendin tuaj ndodhet edhe minoriteti grek, afërsisht 1% të popullsisë. A shpresoni të pajtoheni me Greqinë?

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, me Athinën kemi marrëdhënie strategjike dhe nga ana tjetër, kur flisni për minoritet grek, dua të saktësoj sikurse e thatë, kandidati ishte shqiptar me origjinë greke, edhe kundërshtari i tij në zgjedhje ishte po ashtu shqiptar me origjinë greke. Atëherë s’mund të jetë një çështje minoriteti grek kjo!

Fredi Beleri ndodhet në arrest me burg për akuzat e blerjes së votave në zgjedhjet e fundit lokale në Himarë. Ai e konsideron veten pjesë të minoritetit grek në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori