Tyson Fury i bëri një kërkesë Anthony Joshuas që ai të pajtohej me kushtet për mega-luftën e tyre rreth 200 milionë euro (100 milionë për secilin).

Një njoftim pritej këtë javë për të konfirmuar përplasjen e padiskutueshme të peshave të rënda që me gjasë do të zhvillohet më 14 gusht në Arabinë Saudite.

Por, promovuesi i Fury, Frank Warren zbuloi dje se luftëtari i tij ende nuk kishte nënshkruar marrëveshjes, shkaku që financat nuk ishin të garantuara.

Në të njëjtën kohë dhe me shumë spektakël – Fury e Joshua do të futen në ring Në të njëjtën kohë dhe me shumë spektakël – Fury e Joshua do të futen në ring

Joshua u përgjigj duke i thënë Fury se ishte lodhur nga fjalimet e tij dhe se ishte koha që ai të përkushtohej në luftë.

Në kërkesë, Fury shkroi në Tëitter: “Ejani të merrni pak erë. Shumë fjalë, pak veprime”.

Joshua më pas iu kundërpërgjigj The Gypsy King-ut: “Spartan. Jam i lodhur. Fansat e mi janë të lodhur. Adhuruesit tuaj janë të lodhur. Të gjithë jemi lodhur nga bisedat. Më pak flasim. Më shumë veprim”. /Telegrafi/