Tashmë është konfirmuar se lufta për titullin e kampionit të unifikuar mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt do të zhvillohet në këtë erë.

Dy kampionët britanikë ia arritën qëllimit që të zhvillojnë takimin mes tyre për të përcaktuar se kush do të jetë kampion absolut në peshat e rënda.

Joshua ka nën pronësi tituj si IBF, WBA dhe WBO, derisa Fury mban vetëm atë WBC, të marrë nga Deontay Wilder në fillim të vitit të kaluar.

Befasi pas befasie nga Tyson Fury – limitet e tij duket se nuk mbarojnë kurrë dhe këtë e tregon transformimi i tij trupor Befasi pas befasie nga Tyson Fury – limitet e tij duket se nuk mbarojnë kurrë dhe këtë e tregon transformimi i tij trupor

Nga ky duel historik, dyshja do të fitojnë nga 100 milionë euro, derisa do të ketë edhe një rimeç që pritet të organizohet në fund të këtij vitit.

Derisa ka mbetur të konfirmohet vetëm edhe data e vendi, AJ dhe Gypsy King duket se kanë arritur njëzëri marrëveshje që të futen që të dy në ring në të njëjtën kohë.

Si kishte arritur Tyson Fury të joshë Anthony Joshuan që të futet në sparing me të - ora Rolex ishte shpërblimi Si kishte arritur Tyson Fury të joshë Anthony Joshuan që të futet në sparing me të - ora Rolex ishte shpërblimi

Ishte bërë si ligj në boks, që kundërshtari mysafir të futej i pari në ring, ndërsa vendasi të futej me më shumë spektakël, për t’i ngjallur më shumë frikën kundërshtarit.

Por, Joshua dhe Fury do të futen në të njëjtën kohë në ring, e që do të masin talentin e tyre për luftarak më të ndjekur në botë. /Telegrafi/