LAJMI I FUNDIT:

Përplasen në Instagram menaxheri i Bardhit dhe Sara, kjo e fundit edhe e kërcënon

Përplasen në Instagram menaxheri i Bardhit dhe Sara, kjo e fundit edhe e kërcënon

Pas daljes së papritur të Bardhit nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, drama rreth jetës së tij personale nuk ka të ndalur.

Sara Gjordeni, e dashura e këngëtarit, ka hedhur akuza të forta ndaj menaxherit të tij, Jetmir Agaj, përmes një postimi në InstaStory.


Sara ka kërkuar që Bardhi të mos ketë frikë dhe të veprojë sipas mendjes së tij, duke i bërë thirrje që të mos lejojë që menaxheri të ndikojë në marrëdhënien e tyre. Ajo ka sugjeruar se Jetmiri ka pasur për qëllim që t’i ndajë ata, por sipas saj, ai nuk ka arritur të realizojë këtë synim.

Bledi Mane: Ishte mashtrim dhe hyrja e vëllait të Bardhit ishte shumë amatoreske, të sakrifikosh në këtë mënyrë është e rëndë
Lexo po ashtu Bledi Mane: Ishte mashtrim dhe hyrja e vëllait të Bardhit ishte shumë amatoreske, të sakrifikosh në këtë mënyrë është e rëndë

Ish-banorja duke iu drejtuar menaxherit të Bardhit, Jetmirit, ka shkruar: “Po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh! Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku pa të drejtë prej heshtjes, po dije që prapë për hatër të Bardhit. Edhe një story sulm ndaj meje e do të ta shkatërroj figurën dhe planet e tua me 1 postim, e do kesh gjithë shqiptarinë kundër! Give up bro nuk arrite të nan dash it’s stronger than you. Boll kërkove vëmendje me zor”.

“Nuk dola për Sarën, dola për mamin” – Flet Bardhi për herë të parë pas daljes nga Big Brother
Lexo po ashtu “Nuk dola për Sarën, dola për mamin” – Flet Bardhi për herë të parë pas daljes nga Big Brother
Foto: Sara Gjordeni/Instagram

Më pas erdhi edhe një reagim i Fation Kuqarit, gjithashtu ish-konkurrent i BBVA, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj deklaratave të Sarës. Duke iu referuar postimeve të saj në rrjetet sociale, Kuqari ka akuzuar ish-missin për veprime që kërkojnë të tërheqin vëmendjen e publikut.

Në InstaStory Fation Kuqari ka shkruar në mënyrë kritike: “Turp. Ua sa turp. Prapë s’ka të ndalur, turp. Çfarë nuk bën për vëmendje, turp. Kur e do me zor famën dhe follow të marrin në qafë.“ /Telegrafi/

Foto: Fation Kuqari/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori