LAJMI I FUNDIT:

Përmes sfidës “10 Year Challenge”, Linda Halimi tregon ndryshimin e madh në dukjen e saj

Përmes sfidës “10 Year Challenge”, Linda Halimi tregon ndryshimin e madh në dukjen e saj
Linda Halimi (Foto: Instagram/LinditaWorld)

Linda Halimi u bë e njohur në skenën shqiptare me disa këngë shumë të pëlqyeshme, ndërsa asokohe kishte figurë të plotë trupore.

Pas një kohe, ajo vendosi që të bënte ndryshime në fizikun e saj dhe arriti që të humbte shumë kilogramë.


Dhe tani, Lindita (siç njihet me emrin artistik) ka një figurë trupore për t’u admiruar.

Së fundmi, këngëtarja është përfshirë në sfidën e fotografive, “10 Year Challenge”, për të treguar për ndryshimet e saj në dekadën e fundit.

Lajmet për Linda Halimin
Lexo po ashtu Lajmet për Linda Halimin

Ndërsa fotografitë krahasuese tregojnë transformimin e madh që e ka bërë Linda në figurën e saj trupore.

Theksojmë se sfida “10 Year Challenge” funksionon në atë mënyrë që thjesht vendosen dy fotografi njëra pranë tjetrës, të cilat janë realizuar në një periudhë dallimi prej dhjetë vitesh.

Pjesë e kësaj sfide në internet janë bërë edhe shumë personalitete të njohura botërore dhe shqiptare, të cilët sjellin ndryshimet që i kanë pësuar brenda një dekade. /Telegrafi/