LAJMI I FUNDIT:

Përmes një videoje të re, Anglia bën një tjetër falënderim për Kosovën

Përmes një videoje të re, Anglia bën një tjetër falënderim për Kosovën
(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Nuk kanë të ndalur falënderimet që vijnë nga Anglia për mikpritjen që iu bë përfaqësueses së tyre në Kosovës. Vendi ynë për disa ditë ka qenë kryetemë në mediat angleze për shkak të ndeshjes ndërmjet dy përfaqësueseve, e cila u zhvillua të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët pësuan me rezultat 4-0, por kjo kishte pak rëndësi, pasi që i kishin humbur gjasat për kualifikim përmes kësaj rruge që pas humbjes nga Republika Çeke.


Me një video Ambasadori i Britanisë se Madhe falënderon Kosovën përzemërsisht për pritjen e ekipit dhe tifozëve anglezë
Lexo po ashtu Me një video Ambasadori i Britanisë se Madhe falënderon Kosovën përzemërsisht për pritjen e ekipit dhe tifozëve anglezë

Porse, ajo që ka rënë në sy të opinionit anglez e që u transmetua përmes mediave të atjeshme, ishte mikpritja, mirësjellja, dashamirësia dhe zemërgjerësia e qytetarëve të Kosovës. Krahas shumë falënderimeve nga tifozët dhe zyrtarët, nuk ka munguar edhe falënderimi nga Federata Angleze e Futbollit.

Përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, ku paraqiten disa nga skenat e ndeshjes, FA e ka falënderuar sërish Kosovën.

“Një pritje e mrekullueshme – Faleminderit Kosovë”, shkruan në përshkrim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori