LAJMI I FUNDIT:

Përmes IPA fondeve drejt bashkëpunimit ndërkufitar Maqedoni – Bullgari

Përmes IPA fondeve drejt bashkëpunimit ndërkufitar Maqedoni – Bullgari

Përmes IPA fondeve do të zbatohet program për bashkëpunim ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Bullgarisë në sferën e rritjes së cilësisë së shërbimeve turistike në rajon, përmes stimulimit të ndërmarrësisë në mes të rinjve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti do të zgjatë 15 muaj, ndërkaq parasheh rritje të cilësisë së shërbimeve turistike në rajonin ndërkufitar përmes përmirësimit të cilësive dhe stimulimit të ndërmarrësisë.


Shënjestër e projektit janë të rinjtë mbi 18 vjeç, të pa punët dhe studentët. Parashihet ndërtimi i një plani aksional për mbështetje të turizmit. Përmbyllja e aktiviteteve do të shënohet me themelimin e një rrjeti për të rinjët ndërmarrës në sferën e turizmit./Telegrafi/