LAJMI I FUNDIT:

Përkundër vështirësive të mëdha, kinematografia e Kosovës ka një të ardhme

Përkundër vështirësive të mëdha, kinematografia e Kosovës ka një të ardhme
Kinema-ilustrim (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këtë vit, Kosova shënoi suksese të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare.

Përkundër faktit se mungesa e buxhetit ka ndikuar shumë në aftësitë teknike të regjisorëve, këta të fundit nuk janë ndalur në krijimin e filmave të rinj.

Regjisorja e filmit të metrazhit të gjatë “Zgjoi”, ka ndarë përvojat e saj në krijimin e filmave të rinj, duke thënë se çdo punë është e vështirë nëse duam t’a kryejmë mirë.

“Filmi veçanërisht i ka vështirësitë e veta për shkak të natyrës së punës, punës ekipore dhe kostos së lartë”, tha ajo.

Tutje, Basholli ka thënë se megjithatë, viti 2021 ishte një vit që solli shumë suksese në fushën e kinematografisë së Kosovës.

Blerta Basholli – regjisore

Për arsye se kinematografia ka ecur shumë shpejt në zhvillimin e saj, Basholli beson se rritja e buxhetit çdo vit dhe përfundimi i ligjeve dhe rregulloreve të reja, do të ndihmojnë shumë.

Ajo ka shtuar se mungesa e një buxheti të mirëfilltë për të prodhuar më shumë filma, për të zhvilluar industri të mirëfilltë filmit dhe për të krijuar kuadro është pikërisht ajo se çfarë i mungon kinematografisë së Kosovës

“Qeveria aktuale ka marrë disa hapa shumë të mirë për mbështetje të kinematografisë, duke rritur buxhetin dhe duke rikthyer fokusin në këtë aspekt gjë që është shumë e rëndësishme”, tha Basholli.

Njëra ndër mjetet më tërheqëse për të komunikuar në shekullin e fundit padyshim që ka qenë kinemaja, e cila është përhapur në një mënyrë shumë efektive.

Filmbërësja ka thënë se hapja e këtyre kinemave ka ndikuar në aspektin e rritjes së shikueshmërisë tek filmat vendor.

Por, çështja që duhet të zgjidhet sipas saj është se përqindja që këto kinema iu marrin filmave vendore është shumë e lartë, andaj duhet të arrihet një mirëkuptim mes palëve.

Këshilltarja për Media e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zana Fetiu, tregon se Ligji për Kinematografinë është në fazën përfundimtare të draftimit dhe së shpejti do të procedohet për konsultime paraprake, e më pas edhe në diskutim publik.

Gjithashtu, sa i përket buxhetit të QKK-së, nga kjo ministri kanë njoftuar se pritet të ketë rritje të theksuara. “Do të angazhohemi që fusha e kinematografisë të përkrahet dhe të zhvillohet, por në këtë fazë nuk mund të japim shumën e buxhetit për shkak që ai së pari duhet të aprovohet”, thuhet në përgjigjen e MKRS-së.

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar, Gani Mehmetaj, pajtohet me faktin se mungesa e mjeteve ka ndikuar në mos-zhvillimin e krijimin e filmave të rinj.

“Një film në vit, nuk mjafton të themi se kemi bërë filma, por mund të themi se e kemi bërë një film. Me një film nuk kemi kinematografi. Megjithatë disa filma morën pjesë në festivale ndërkombëtare, morën çmime, ose u pritën mirë, por prapë nuk është e mjaftueshme”, ka thënë ai.

Gani Mehmetaj – shkrimtar dhe publicist

Mehmetaj dikur kishte shprehur mendimin e tij se kinematografia në Kosovë është pranë shuarjes, megjithatë tani beson se gjërat kanë ndryshuar për mirë.

“Është shtuar numri i filmave, është shtuar fondi i filmave, kemi nis të marrin fonde edhe jashtë Kosovës, por prap kjo nuk është e mjaftueshme, pasi mundësitë janë të mëdha”, u shpreh autori i rreth 25 veprave letrare, eseistike dhe publicistike.

Mehmetaj për fund u bënë thirrje kinesatëve që të organizohen më shumë dhe të kenë një “strumbullarë” të kinematografisë ku do të mblidheshin të gjithë kineastët nën një çati.

Së fundmi, filmi debutues i metrazhit të gjatë “Zgjoi” është shpërblyer në Festivalin e Filmit në Varshavë, duke fituar çmimin kryesor të garës ndërkombëtare. /Uranik Emini/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Momenti kur roja i sigurisë së Dua Lipës e ndalon fansen që të fotografohet me të - ia gjuan telefonin në tokë

Magazina

"E spërkat me ujë dhe nuk ia lëshon rrugën" - Meriton Mjekiqi ndërhyn në përplasjen e ashpër të Eglës me Ilnisën

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Njëri nga të kërkuarit për tentim vrasjen në Prishtinë e kishte rrahur reperin Fero në vitin 2018

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori