LAJMI I FUNDIT:

Përkundër presionit që të përjashtohet nga gara, Izraeli zgjedh këngën përfaqësuese për në “Eurovision 2024”

Përkundër presionit që të përjashtohet nga gara, Izraeli zgjedh këngën përfaqësuese për në “Eurovision 2024”

Këngëtarja Eden Golan është zgjedhur për të përfaqësuar Izraelin në “Eurovision 2024”, teksa organizatorët përballen me thirrje për të përjashtuar vendin për shkak të luftës në Gaza.

Golan, 20 vjeçe, u zgjodh në një spektakël televiziv talentesh pasi performoi këngën “I Don’t Want To Miss A Thing” të Aerosmith. Ajo ia dedikoi këngën më shumë se 130 pengjeve izraelitë që vazhdojnë të mbahen të rrëmbyer në Gaza. “Nuk do të jemi vërtet në rregull deri sa të gjithë të kthehen në shtëpi”, tha ajo. Megjithatë, muzikantë në disa vende kanë bërë thirrje që Izraeli të pezullohet. Në dhjetor, Shoqata Islandeze e Kompozitorëve dhe Tekstshkruesve publikoi një deklaratë duke thënë se veprimet ushtarake të Izraelit në Gaza e bëjnë pjesëmarrjen e tyre të papajtueshme me një ngjarje “e karakterizuar nga gëzimi dhe optimizmi”, shkruan BBC.


Një peticion që kërkon përjashtimin e Izraelit ka mbledhur rreth 10,000 nënshkrime – pothuajse 3 për qind e popullsisë së vendit. Nëse Izraelit i lejohet të performojë, Islanda duhet të tërhiqet, thuhet në peticion. Në Finlandë, një peticion i nënshkruar nga më shumë se 1,400 profesionistë të industrisë muzikore akuzoi transmetuesin kombëtar Yle për standarde të dyfishta, duke thënë se ishte ndër të parët që kërkoi ndalimin e Rusisë pas invazionit të saj në Ukrainë në 2022. “Ne presim që Yle të mbrojë vlerat aktive edhe tani”, thanë ata.

Izraeli në “Eurovision 2023” (Foto: Sarah Louise Bennett / EBU)

Muzikantë në Norvegji dhe Danimarkë kanë shkruar letra të ngjashme, ndërsa një letër e hapur suedeze – e nënshkruar nga yje të popit si: Robyn, Fever Ray dhe First Aid Kit – akuzuan Izraelin për krime lufte. “Lejimi i pjesëmarrjes së Izraelit minon jo vetëm shpirtin e konkursit, por tërë misionin e shërbimit publik”, shkruan ata.

Deri më tani, organizatorët e Eurovisionit kanë rezistuar thirrjeve për përjashtimin e Izraelit, duke thënë se situatat në Ukrainë dhe Gaza janë të ndryshme. “Krahasimet mes luftërave dhe konflikteve janë komplekse dhe të vështira, dhe si një organizatë mediale jopolitike, nuk janë të tona për t’i bërë”, tha Noel Curran, drejtori i përgjithshëm i Bashkimit Evropian të Transmetimeve në një deklaratë. “Ne kuptojmë shqetësimet dhe pikëpamjet e thella për konfliktin aktual në Lindjen e Mesme,” tha ai. Megjithatë, shtoi ai, Eurovisioni “nuk është një konkurs ndërmjet qeverive”.

Eurovisioni rrëzon kërkesën për ta përjashtuar Izraelin nga gara shkaku i luftës: Nuk jemi një ngjarje politike
Lexo po ashtu Eurovisioni rrëzon kërkesën për ta përjashtuar Izraelin nga gara shkaku i luftës: Nuk jemi një ngjarje politike

Grupi palestinez islamist Hamas, që qeveriste Gazën, nisi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit më 7 tetor, që vrau 1,300 njerëz – kryesisht civilë. Grupi mori rreth 250 njerëz mbrapsht në Gaza si pengje. Sulmi nxiti ofensivën ushtarake të Izraelit, e cila ka vrarë gati 28,000 palestinezë – kryesisht gra dhe fëmijë – sipas Ministrisë së Shëndetit të Hamasit në Gaza.

Eden Golan, përfaqësuesja e Izraelit në “Eurovision 2024” (Foto: Eurovision)

Procesi i zgjedhjes televizive të Izraelit vetë u zbeh nga konflikti. Fillimisht i planifikuar për të transmetuar në tetor, ai u shty pas sulmit të Hamasit. Tre këngëtarë që kishin bërë prova për shfaqjen ishin ndër pjesëmarrësit e koncertit të masakruar nga sulmuesit me armë zjarri në Festivalin e Muzikës “Supernova”. Një tjetër konkurrent – 26 vjeçari Shaul Greenglick – u tërhoq nga konkursi në dhjetor kur detyra e tij si rezervist ushtarak u rikthye, dhe u vra në Gaza më 26 dhjetor. Familja e tij performoi një këngë në kujtim të tij gjatë finales së shfaqjes, të quajtur “Hakochav Haba” (Ylli i Ardhshëm).

Edhe pse ka thirrje për përjashtimin e Izraelit, vendi është aktualisht i pesti favorit për të fituar sipas bastexhinjve – me disa që presin një valë mbështetjeje për të. Duke folur pas zgjedhjes së saj si përfaqësuese e Izraelit, Golan tha se shpresonte të mbarte një mesazh pozitiv në konkursin e këngës në Suedi. “Është një ëndërr, veçanërisht këtë vit, kur ka edhe më shumë kuptim”, tha ajo. “Është për të treguar gjithë botës se kush jemi ne vërtet, dhe të sjellim vendin tonë në tre minuta në skenë, dhe të tregojmë emocionet dhe forcat tona dhe njerëzit tanë – që ne jemi këtu, përgjithmonë, së bashku”.

Transmetuesi publik i Izraelit, Kan, i cili është përgjegjës për organizimin e hyrjes së vendit, ka përcaktuar që kënga e saj duhet të përmbajë disa vargje në hebraisht, “në dritën e periudhës së komplikuar”. Golan, e lindur në Izrael por e rritur në Rusi, nuk do të jetë e vetmja izraelite në skenën e Eurovisionit këtë vit – edhe Tali Golergant nga Luksemburgu është gjithashtu me origjinë izraelite. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kalo në kategori