LAJMI I FUNDIT:

Eurovisioni rrëzon kërkesën për ta përjashtuar Izraelin nga gara shkaku i luftës: Nuk jemi një ngjarje politike

Eurovisioni rrëzon kërkesën për ta përjashtuar Izraelin nga gara shkaku i luftës: Nuk jemi një ngjarje politike
Izraeli në "Eurovision 2023" (Foto: Getty Images)

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) kanë thënë se nuk do ta përjashtojnë Izraelin nga pjesëmarrja në “Eurovision Song Contest 2024”.

Siç raporton gazeta suedeze Aftonbladet, EBU beson se Radio Televisioni Publik i Izraelit (KAN) i plotëson të gjitha kriteret për të konkurruar në festivalin evropian, shkruan WiwiBloggs.


EBU tha në një deklaratë: “Eurovisioni është një garë ndërmjet organizatave të shërbimit publik nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme që janë anëtare të Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU). Është një konkurs për transmetuesit – jo qeveritë – dhe transmetuesi izraelit ka marrë pjesë për 50 vjet në festival”.

Izraeli në “Eurovision 2023” (Foto: Sarah Louise Bennett / EBU)

Organizatorët e festivalit evropian thanë gjithashtu se dëshirojnë të ruajnë statusin e konkursit si “një ngjarje apolitike që bashkon audiencën në mbarë botën përmes muzikës”.

EBU shtoi se vendimi i tyre është informuar edhe nga federatat ndërkombëtare të sportit, të cilat ende mirëpresin atletët izraelitë në garat e mëdha.

"Çmenduria" e suksesit të një debutanti, Mal Retkoceri flet për triumfin në Festivalin e RTSh-së: Eurovisioni mbetet dëshira ime
Lexo po ashtu "Çmenduria" e suksesit të një debutanti, Mal Retkoceri flet për triumfin në Festivalin e RTSh-së: Eurovisioni mbetet dëshira ime

Në fillim të këtij muaji, Federata Ndërkombëtare e Hokejit në Akull e ndaloi skuadrën e Izraelit të merrte pjesë në kampionatin botëror nën 20 vjeç.

Izraeli në “Eurovision 2023” (Foto: Sarah Louise Bennett / EBU)

Megjithatë, të mërkurën ata e kthyen vendimin e tyre pasi u vendosën masat e sigurisë për të adresuar rreziqet e pjesëmarrjes së Izraelit.

Prezantohet skena madhështore e 'Eurovision 2024', që do të mbahet në Suedi
Lexo po ashtu Prezantohet skena madhështore e 'Eurovision 2024', që do të mbahet në Suedi

Pjesëmarrja e Izraelit në “Eurovision 2024” është shumë e diskutueshme në mes të luftës së vazhdueshme në Gaza.

Fansat e Eurovisionit kanë theksuar se përzgjedhja kombëtare e Izraelit ka përfshirë segmente të ngarkuara politikisht që politizojnë garën.

Kantautorët në Islandë, dy konkurrentë të Finlandës dhe këngëtarja përfaqësuese e Francës në ‘Eurovision 2023’, La Zarra janë ndër ata që kanë shprehur publikisht shqetësime për pjesëmarrjen e Izraelit në këtë kompeticion. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina

"Për ato që lamë dhe ato që presim të vijnë", kujt po i dedikon këtë Ilnisa?

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Kalo në kategori