LAJMI I FUNDIT:

Përkundër kritikave negative, “The Grey Man” thyen rekorde shikueshmërie

Përkundër kritikave negative, “The Grey Man” thyen rekorde shikueshmërie
(Foto: Netflix)

“The Grey Man” është përmbajtja më e ndjekur në Netflix këtë javë, me shikuesit që kanë kaluar 88.5 milionë orë duke e shikuar. Është fjala për filmin më të shtrenjtë në histori të Netflix.

Suksesi i filmit ndoshta i ka befasuar kritikët, të cilët e kanë kritikuar ashpër. Edhe pse në film u investuan shumë para dhe shumë yje luajnë në të, filmi mori kritika të shumta negative.


Pavarësisht se kritika nuk ka një mendim pozitiv për filmin, shikuesit duket se janë kënaqur me të dhe u ka pëlqyer aq shumë sa që kërkojnë që të bëhet sa më shpejt një vazhdim.

Filmi u bë me regji nga vëllezërit Russo (të cilët u bënë të famshëm me filmat nga Marvel Cinematic Universe), dhe kasti është plot me emra të famshëm.

Së bashku me Ryan Gosling dhe Chris Evans, është edhe aktori britanik, Rege-Jean Page, i njohur për rolin e tij në serialin shumë të popullarizuar të Netflix, Bridgerton, si dhe Ana de Armas e Billy Bob Thornton.

Netflix investoi një rekord prej 200 milionë dollarësh, ndërsa ngjarja ndjek agjentin e CIA-s, Cort Gentry (Gosling) me emrin e koduar Sierra Six, i cili zbulon një sekret të errët të organizatës për të cilën punon. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori