LAJMI I FUNDIT:

Përfundon misionin në Kosovë, zëvendës ambasadori i SHBA-së Nicholas Giacobbe

Përfundon misionin në Kosovë, zëvendës ambasadori i SHBA-së Nicholas Giacobbe

Zëvendës ambasadori i SHBA-së në Kosovë Nicholas Giacobbe ka përfunduar sot shërbimin në në vendin tonë.

Me këtë rast ai është nderuar nga presidentja Vjosa Osmani me Urdhrin Dr.Ibrahim Rugova.


Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

“Jam thellësisht mirënjohës për punën e palodhur të Nick-ut në avancimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë”, ka shkruar Hovenier./Telegrafi/