Sot në ora 18 sipas kohës lokale në Greqi, kryeministri grek Alexis Tsipras do të takohet me presidentin Prokopis Pavlopoulos.

Tsipras në pallatin presidencial do ta informojë presidentin grek për përmbajtjen e bisedës telefonike me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev në lidhje me detajet finale për marrëveshjen potenciale për zgjidhjen e kontestit të emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informatave nga Athina, kryeministrat Tsipras dhe Zaev e kanë realizuar bisedën e dytë telefonik që ishte dakorduar për sot pas bisedës së djeshme mes tyre.

Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë së Maqedonisë informuan për konferencë për shtyp të kryeministrit Zaev në ora 18 e 30./Telegrafi/