LAJMI I FUNDIT:

Përfundon afati kalimtar edhe në Spanjë: Këto janë zyrtarizimet kryesore të sotme (Foto)

Përfundon afati kalimtar edhe në Spanjë: Këto janë zyrtarizimet kryesore të sotme (Foto)

Mbrëmë kanë përfunduar afatet kalimtare në katër kampionatet e forta evropiane.

Klubet spanjolle deri në ora 24:00 të së premtes (1 shtator) do të mund të transferonin lojtarë në radhët e tyre.


Padyshim që e gjithë vëmendja ishte kah skuadra e Barcelonës, e cila pritej ta transferonte Philippe Coutinhon e Liverpoolit.

Por, kjo e fundit ka refuzuar tre oferta të katalonasve, e cila e fundit kapte shifrat prej 150 milionë euro.

Megjithatë, blaugranat kanë bërë transferin më të shtrenjtë në histori të ligës elitare spanjolle duke e transferuar sulmuesin anësor të Borussia Dortmundit, Ousmane Demebele, i cili ka kushtuar 105 milionë euro plus bonuset që mund të arrijnë shifrat e 45 milionë eurove. Gjithashtu ka blerë për 40 milionë euro nga Guangzhou Evergrande mesfushorin Paulinho.

Real Madrid nuk ka bërë ndonjë transferim të bujshëm, pos blerjeve të talenteve Dani Ceballos (32 milionë euro) dhe Theo Hernandez (17 milionë euro).

Pas Riza Durmishit (Betis) dhe Keidi Bares (Atletico Madridit), La Ligas i shtohet edhe një futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin Enis Bardhin, i cili ka kaluar në radhët e Levantes ndërsa në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë e Ujpeshtit në Hungari, skuadër që përfitoi 1.5 milionë euro nga kartoni i futbollistit.

Të gjitha zyrtarizimet dhe përpjekjet në afatin kalimtar të verës
Lexo po ashtu Të gjitha zyrtarizimet dhe përpjekjet në afatin kalimtar të verës

Edhe klubet tjera kanë bërë transferime, të cilat në mënyrë të përmbledhur gjenden më poshtë. /Telegrafi/