Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës, ku nuk kanë munguar befasitë.

Rrethi i dytë i Kupës së Kosovës kishte në orar plot 16 ndeshje për t’u zhvilluar, ku pati ndeshje derbi, por edhe të lehta.

Trembëdhjetë nga to kanë përfunduar në kohën e rregullt, ndërsa tri ndeshje pas vazhdimeve, respektivisht penalltive.

Të gjitha lajmet rreth Kupës së Kosovës Të gjitha lajmet rreth Kupës së Kosovës

Derbi i parë në mes të Feronikelit dhe Llapit, përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve, ndërsa Ballkani-Drita përfundoi 5-4 në penallti, pasi koha e rregullt u mbyll 1-1.

Prishtina mposhti Minatorin 4-0, Gjilani fitoi te Malisheva 3-0, Vushtrria triumfoi 3-1 te Flamurtari, Dukagjini mposhti 2-1 Besën, ndërsa Ferizaj fitoi 4-2 te Vëllaznimi.

Më poshtë keni të gjitha rezultatet e ndeshjeve nga rrethi i dytë i Digitalb Kupës së Kosovës.

Rezultatet e rrethit të dytë:

Ballkani – Drita 1-1 (5-4 në penallti)

Trepça – Drenasi 1-1 (2-1 në vazhdime)

Dardana – Vllaznia 3-3 (4-3 në vazhdime)

Feronikeli – Llapi 1-0

Malisheva – Gjilani 0-3

Flamurtari – Vushtrria 1-3

Minatori – Prishtina 0-4

2 Korriku – Istogu 1-0

Dukagjini – Besa 2-1

Vëllaznimi – Ferizaj 2-4

Arbëria – Onix 0-0

Vitia – Ramiz Sadiku 5-1

Ulpiana – Liria 1-3

Dardanët – Trepça ‘89 0-5

Drenica – Fushë Kosova 3-1

A&N – KEK-u 4-1

/Telegrafi/