Kanë përfunduar të gjitha 16 ndeshjet e xhiros së parë në grupet e Ligës së Evropës, ku janë arritur rezultate shumë interesante.

Ndeshja e parë u zhvillua dje, ku Legia e Varshavës fitoi në Moskë përballë Spartakut falë golit të Lirim Kastratit 0-1.

Ndërkohë ditën e sotme në program ishin për tu zhvilluar 15 ndeshje, ku nuk munguan derbit.

Leicester City dhe Napoli ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme, e cila ka përfunduar pa fitues 2-2.

Vendasit kishin epërsi prej dy golave me anë të Perez e Barnes, por skuadra italiane arriti një barazim të madh falë dy golave nga Osimhen.

Ndeshje interesante është zhvilluar edhe në Gjermani mes Eintracht Frankfurt dhe Fenerbahce, por që përfundoi pa fitues 1-1.

PSV Eindhoven dhe Real Sociedad kanë zhvilluar një ndeshje të madhe, e cila përfundoi pa fitues 2-2, e ku në këtë takim për ekipin spanjoll shënoi edhe Adnan Januzaj.

Lyoni i Xherdan Shaqirit ka triumfuar 0-2 në udhëtim te Rangers, derisa Bayer Leverkusen ka mposhtur Ferencvarosin 2-1.

Takim dramatik është zhvilluar në Spanjë, ku Betis mposhti Celticin 4-3, derisa në Stamboll, Galatasaray ka mposhtur Lazion 1-0. /Telegrafi/