LAJMI I FUNDIT:

Përfitoi 1.5 milion euro nga lokali i uzurpuar

Përfitoi 1.5 milion euro nga lokali i uzurpuar

Nazmi Murturi ka përfituar rreth 1.5 milion euro nga lokali që e ka mbajtur të uzurpuar për 8 vjet në Prishtinë, të cilin ia kishte lëshuar me qira bankës “Pro Credit Bank”. Rasti është proceduar në institucionet e drejtësisë

Një milion e pesëqind mijë euro ka arritur t’i përfitojë brenda tetë viteve Nazmi Murturi nga uzurpimi i lokalit të ndërmarrjes shoqërore “Gërmia” në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, të cilin ia kishte lëshuar me qira bankës më të madhe në vend, “Pro Credit Bank”, shkruan gazeta ‘Zëri’.


Gjatë një hulumtimi disajavor, gazeta ka arritur ta zbulojë se Murturi kishte arritur marrëveshje për qira me “Pro Credit Bank” në gusht të vitit 2007, ku qiraja mujore për lokalin që nuk ishte pronë e tij arrinte shumën prej 10 mijë e 700 eurosh.

Një shumë të tillë të qirasë Murturi e kishte përfituar gjatë dy viteve të ardhshme, me ç’rast në xhirollogarinë e tij banka më e madhe në vend i kishte paguar rreth 257 mijë euro.

Sipas dokumenteve të shumta që posedon gazeta “Zëri”, pas dy viteve Murturi kishte arritur ta rrisë vlerën e qirasë mujore nga 10.700 euro në 12.600 euro dhe gjatë tri viteve në vijim, prej vitit 2009 deri në vitin 2012, ai kishte përfituar në mënyrë joligjore hiç më pak se 453 mijë e 600 euro nga qiraja e lokalit.

Çdo kontratë të re për qira mes dy palëve ishte shumë më e favorshme financiarisht për Murturin.

Kështu që në vitin 2012 qiraja mujore për këtë lokal ka arritur në 16 mijë e 200 euro, apo mbi 777 mijë euro ishin deponuar në llogarinë e tij nga viti 2012 deri në shtator të vitit 2015, kur Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) me asistimin e Policisë së Kosovë, përfundimisht kishte arritur ta largojë Murturin nga lokali i uzurpuar. /Zëri/Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?

Botë
Kalo në kategori