LAJMI I FUNDIT:

Përfitimet që i sjellë leximi: Pse duhet të lexoni çdo ditë

Përfitimet që i sjellë leximi: Pse duhet të lexoni çdo ditë

Leximi ndikon në shumë mënyra në mendjet dhe jetët tona. Në nivelin fiziologjik, është dëshmuar shkencërisht se leximi aktiv është i aftë të rritë lidhjen e neuroneve.

Në anën tjetër, në aspektin emocional, leximi është dëshmuar se e përmirëson aftësinë tonë për t’i stimuluar gjendjet mendore të tjerëve, për të qenë më të mëshirshëm dhe më të kuptueshëm ndaj tjerëve, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, Telegrafi më poshtë ju sjellë disa përfitime tjera të cilat i sjellë leximi, e ndoshta do t’ju bindin të filloni ose vazhdoni së lexuari çdo ditë:

– Leximi ju mundëson të përjetoni eksperienca të reja. Kjo është e thjeshtë: në veçanti literaturat trilluese kanë ndikim më të madh emocional në lexuesin sepse janë të afta të aktivizojnë emocione të ndryshme, të cilat në mënyra tjera do të merrnin dekada të tëra për t’u zbuluar. Kjo i bën lexuesit të ndjejnë mëshirë për personazhet që identifikohen gjatë një tregimi trillues.

– Leximi është stimulim i mahnitshëm i realitetit. Leximi është sikur një makinë e kohës e cila papritmas na shpie në rrethana dhe periudha të ndryshme, me personazhe e karakteristika të ndryshme. Kjo na ndihmon ne të jemi më zemërgjerë ndaj tjerëve sepse na mëson ta shikojmë botën nga perspektiva e tjerëve, e gjithashtu na ndihmon t’i kuptojmë pasojat që mund t’i sjellin veprimet e ndryshme.

– Leximi është ilaç i vetmisë! Në një libër të mirë, ne mund të gjejmë personazhe të cilat na përshtaten në shumë aspekte, apo thjeshtë na pëlqejnë si personazhe. Kur një libër është tejet interesant, ai merr vëmendjen tonë dhe vetmia hiqet vetvetiu, sepse libri bëhet miku jonë i ngushtë! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Bëje vet
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Teknika psikologjike e Frojdit – Kështu do ta kuptoni nëse jeni me një mashkull të dobët!

Këshilla Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

E tradhtoni partnerin në ëndrrat tuaja seksuale? Neurokirurgu zbulon se çfarë do të thotë - dhe nëse duhet të shqetësoheni

Lifestyle
Kalo në kategori