LAJMI I FUNDIT:

Perez: Messin do ta transferoja në etapën e parë të galaktikëve, tani nuk mundem

Perez: Messin do ta transferoja në etapën e parë të galaktikëve, tani nuk mundem

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka folur rreth mundësisë për ta transferuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi, për të cilin ka thënë se nëse do ekzistonte në etapën e parë të tij atëherë do ta transferonte.  

Messi në Real Madrid? Ndoshta ky transferim do të ndryshonte edhe më shumë botën e futbollit dhe pas disa viteve do të kishte një partneritet sulmi me Cristiano Ronalon.

Perez: Disa veçse janë tifozë të Realit, ndërsa të tjerët se kanë kuptuar akoma
Lexo po ashtu Perez: Disa veçse janë tifozë të Realit, ndërsa të tjerët se kanë kuptuar akoma

Sipas Perezit një transferim i mundshëm i Messit te Mbretërit do të ndodhte në etapën e parë të Galaktikave nëse Messi do ishte në horizont.

“Nëse do të kishte qenë Messi në fazën e parë [si president], do ta kisha ndjekur atë për ta blerë”, ka thënë ë fillimisht Perez për Cadena Ser.

“Ai është një lojtar i llojit të Zinedine Zidanes”.

Perez: Do të doja ta kisha Messin te Reali
Lexo po ashtu Perez: Do të doja ta kisha Messin te Reali

Megjithatë, Perez gjithashtu ka shtuar se nuk kishte asnjë shans të nënshkruante tani me Messin pas lidhjeve të tij të forta me Barcelonën.

“Në fazën time të parë, ndoshta. Ai tani është një lojtar i Barcelonës”.

“Ai është atje që kur ishte fëmijë, do të ishte shumë e vështirë ta nënshkruaja”, përfundoi presidenti i Realit. /Telegrafi/