LAJMI I FUNDIT:

Perez e pranon: Ofruam 200 milionë euro për Mbappen, por tani ka klube që mbështeten nga shtetet dhe është e vështirë tu marrësh lojtarë

Perez e pranon: Ofruam 200 milionë euro për Mbappen, por tani ka klube që mbështeten nga shtetet dhe është e vështirë tu marrësh lojtarë

Florentino Perez ka kritikuar faktin se disa nga klubet më të mira evropiane tani kanë mbështetje nga shteti, duke theksuar se Real Madrid bëri një ofertë prej 200 milionë euro për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, por u refuzua, pavarësisht faktit se ai ishte vitin e fundit të kontratës.

Duke folur me anëtarët e bordit të Real Madridit përpara asamblesë së përgjithshme të klubit, presidenti i Los Blancos theksoi kërcënimin e klubeve të mbështetura nga shteti, si PSG , Manchester City dhe tani Neëcastle United.


“Ne duhet të përmbushim kontratat tona dhe ne përpiqemi të sjellim lojtarë të mirë”.

“Por ju duhet të jeni në gjendje t’i përballoni ato. Tani ju ofroni 200 milionë [euro] dhe ato nuk e shesin”.

“Kur ata mbarojnë kontratat e tyre është më mirë, por tani ka shumë klube të mbështetura nga shteti dhe ata nuk duan t’ju shesin lojtarët”.

“Unë përpiqem që menaxhimi [financiar] [i klubit] të jetë gjëja kryesore, jo paratë që merrni nga diku tjetër. Do të vijë koha kur 30 klubet më të mira në Evropë do të jenë në pronësi të vendeve”, ka thënë Perez.

Superliga evropiane

Presidenti i Real Madrid diskutoi gjithashtu edhe për Superligën Evropiane, nga e cila u bë president.

“Në vitin 1955 u krijua Kupa e Evropës dhe ishte e njëjta situatë si tani. Futbolli duhet të luhet në bazë të meritave dhe burimeve që keni”.

“Dhe ju duhet të keni parimet e BE-së: solidaritet, konkurrencë dhe lojë të ndershme. Ne duhet ta zgjidhim këtë gjë dhe unë do të luftoj për të”, ka përfunduar Perez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori