LAJMI I FUNDIT:

Përditësimet e fundit për shitblerjen e Milanit: Elliott pritet të mbajë aksionet e pakicës

Përditësimet e fundit për shitblerjen e Milanit: Elliott pritet të mbajë aksionet e pakicës

Bisedimet midis Elliott Managment dhe Investcorp mbi shit-blerjen e Milanit janë në vazhdim dhe fondi amerikan mund të mbajë një pakicë të aksioneve në klubin italian.

Sipas La Gazzetta dello Sport, negociatat mes dy palëve janë në fazë të avancuar dhe një marrëveshje mund të finalizohet deri në fund të muajit.


Elliott dhe Investcorp duan të sqarojnë çdo aspekt kontraktual deri më 30 prill, pretendon raporti i gazetës italiane.

Konfirmohen bisedimet e avancuara të Investcorp për blerjen e Milanit
Lexo po ashtu Konfirmohen bisedimet e avancuara të Investcorp për blerjen e Milanit

Periudha e ekskluzivitetit përfundon pas dy javësh dhe drejtuesit e dy fondeve po vazhdojnë bisedimet në Londër, ku të dy kanë zyrat e tyre punuese.

Sipas raportit, Elliott mund të mbajë 10 për qind të aksioneve në klub, me Investcorp që paguan rreth 1 miliardë euro për të blerë 90 për qindshin e aksioneve tjera.

Milan: Investcorp merr vendim për Maldinin, Massaran dhe Ibrahimovicin
Lexo po ashtu Milan: Investcorp merr vendim për Maldinin, Massaran dhe Ibrahimovicin

Media të tjera në Itali kishin raportuar të njëjtën gjë gjatë ditëve të fundit. Marrja nga fondi me bazë në Bahrein shihet si një skenar i mundshëm.

Nëse ndodh, Investcorp nuk do të zëvendësojë drejtuesit Paolo Maldinin dhe Ricky Massara, të cilët shohin se kontrata e tyre skadojnë në qershor. Ivan Gazidis, nga ana tjetër, me siguri do të largohej nga klubi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori