LAJMI I FUNDIT:

Milan: Investcorp merr vendim për Maldinin, Massaran dhe Ibrahimovicin

Milan: Investcorp merr vendim për Maldinin, Massaran dhe Ibrahimovicin

Kompania Investcorp nuk po mendon të zëvendësojë Paolo Maldinin dhe Frederic Massara, por do t’i ofrojë Zlatan Ibrahimovicit një pagë më të ulët nëse ai vendos të vazhdojë karrierën me Rossonerët.

Fondi me bazë në Bahrein është në bisedime ekskluzive me Elliott Managment për blerjen e Milanit dhe mund të përfundojë një marrëveshje prej 1.1 miliardë euro deri në dy javët e ardhshme.


Mediumi La Gazzetta dello Sport ka shpjeguar hapat e parë që do të bënin pronarët e rinj nëse përfundimisht do të blinin gjigantin e Serie A.

Konfirmohen bisedimet e avancuara të Investcorp për blerjen e Milanit
Lexo po ashtu Konfirmohen bisedimet e avancuara të Investcorp për blerjen e Milanit

Ndërsa Ivan Gazidis mund të largohet nga klubi pa Elliott Managment, si Maldini ashtu edhe Massara pritet të mbeten në krye të zonës sportive te Milani.

Zhvillimi i Milanit gjatë viteve të fundit ka qenë mjaft mbresëlënës dhe pronarët e rinj të mundshëm nuk duan të marrin një rrugë tjetër, por të vazhdojnë ecurinë.

Maldini dhe Massara do të takohen me Ibrahimovicin në fund të sezonit për të dëgjuar vendimin e sulmuesit për të ardhmen e tij. 40-vjeçari duket i vendosur të vazhdojë edhe për një sezon, por nëse vendos ta bëjë këtë, Investcorp do t’i ofrojë atij një pagë më të ulët se 7 milionë euro në sezon.

Një nga objektivat e Investcorp është të zhvillojë më tej markën e Milanit, kështu që një figurë si ajo e Ibrahimovic do të ishte vendimtare për të arritur qëllimin.

Megjithatë, betejat e sulmuesit me dëmtimet këtë sezon kanë dëshmuar se suedezi nuk mund të jetë më titullar i rregullt, kështu që atij do t’i jepet një pagë në përputhje me atë që mund t’i ofrojë skuadrës në fushë. /Telegrafi/