“Krejt jemi të kënaqur edhe ne edhe shikuesit, pasi erdhi fitorja e parë. E kemi ditur nga fillimi që do të jetë e vështirë. Isha i kënaqur në komentet kur luanim futboll të mirë dhe të shpejtë. Ata kishin raste dhe ne, por ata nuk shënuan dhe ne kishim një penallti që e kthyem ne gol”, pohoi Perdedaj.

Mbrojtësi nuk është ndarë i kënaqur me lojën e skuadrës, ndërsa ka lëvduar skuadrën e Omanit, të cilët i quajti arab.


“Nuk ka qenë perfekt loja jonë. Nuk kemi luajtur mirë defanziv. Ne kemi hyrë për ta fituar lojën, por aty nuk dihet se kush fiton. E kemi ditur që do të jetë vështirë, pasi ata ‘arabet’ a çka janë ata, ishin të vegjël dhe të shpejtë, e ne të mëdhenj dhe nuk mundeshim t’i ndjekim. Fitorja na ka bërë të kënaqur të gjithëve”, përfundoi Perdedaj, që pas kësaj lojë do të kthehet në Gjermani për të vazhduar ndeshjet me Energie Cottbus. /Tribuna/Telegrafi/ 

telegrafi sport app