Përballje interesante në fundjavë, orari i xhiros së 34-të në Superligë

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshjet e xhiros së 34-të që zhvillohen këtë fundjavë.
Nga kjo javë të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë.
Drita si kampione e re e Kosovës do të ketë udhëtim të vështirë pasi luan në Klinë përballë Dukagjinit.
Sfida kryesore e kësaj jave zhvillohet në Gjilan, me Gjilanin që është nikoqir i Llapit.
Duel shumë interesant është edhe ai mes Malishevës dhe Drenicës.
Prishtina përballet në kryeqytet me Ferizajn, derisa Ballkani pret Prishtinën e Re.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen të dielën me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/


Nga
Telegrafi
1 hour ago




















































