LAJMI I FUNDIT:

Për të pasur një trup si Nicole Scherzinger – nga ushtrimet intensive deri te fleksibiliteti dhe qetësia

Për të pasur një trup si Nicole Scherzinger – nga ushtrimet intensive deri te fleksibiliteti dhe qetësia
(Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Nuk ka nevojë t’jua thotë askush se Nicole Scherzinger është në formë të shkëlqyer. Ajo kryeson tituj për fizikun atletik dhe është e lehtë të kuptohet arsyeja.

Nga krahët e skalitur deri te barku super i tonifikuar, mjafton vetëm një kontroll i shpejtë në Instagramin e saj për të parë se kantautorja amerikane nuk është e panjohur për punën e vështirë në palestër.

Çfarë duhet bërë për të pasur një trup si këngëtarja e “Pussycat Dolls”?


The Sun ka biseduar me trajneren personale të vlerësuar me çmime dhe themeluesen e Sculptricion, Amanda Place, për të shpaketuar rutinën e Nicole.

Nicole Scherzinger vazhdon të sjellë poza 'përvëluese' për ndjekësit nga pushimet e saj në Austri
Lexo po ashtu Nicole Scherzinger vazhdon të sjellë poza 'përvëluese' për ndjekësit nga pushimet e saj në Austri

Shumëllojshmëria është ‘erëza’ e jetës

Fillimisht, artistes i pëlqen ta ndryshojë rutinën e stërvitjes – ushtrimin me rrotullim të forcës, HIIT dhe rrotullimin – për t’i mbajtur gjërat interesante.

Në përgjithësi, kjo është një qasje e mirë për arritjen e qëllimeve të fitnesit ose humbjes së peshës, thotë Amanda. Këngëtares i pëlqen gjithashtu t’i bëjë gjërat duke u argëtuar edhe me stërvitjet e vallëzimit.

Jo vetëm që është argëtues, por kardio kërcimi mund të jetë jashtëzakonisht efektiv dhe sfidues.

Për të parë vërtet rezultate, rëndësi ka intensiteti: Shtyjeni veten të angazhoheni me një nivel të moderuar deri në intensitet të lartë gjatë stërvitjeve, për ta maksimizuar djegien e kalorive dhe përfitimet kardiovaskulare.

Forma e saktë është gjithashtu çelësi për ta parandaluar dëmtimin: Kushtojini vëmendje sugjerimeve të instruktorit tuaj dhe fokusohuni në mbajtjen e qëndrimit dhe shtrirjes së mirë gjatë gjithë seancës.

HIIT

Nicole është një avokate e seancave të shkurtra, me intervale me intensitet të lartë (HIIT) që zgjasin për rreth 45 minuta.

Këto shpërthime të shkurtra energjie me pak pushim kanë një ton përfitimesh. si përmirësimi i metabolizmit, humbja e yndyrës dhe djegia e kalorive në rritje.

HIIT ndihmon në ruajtjen e masës muskulore, duke promovuar humbjen e yndyrës dhe kjo do të promovojë një fizik të hollë dhe të tonifikuar.

Do të shihni përmirësime të shpejta në fitnesin, forcën dhe përbërjen e trupit tuaj, në pak kohë kur përfshini HIIT në rutinën e fitnesit, krahasuar me llojet e tjera të stërvitjes kardio ose të forcës.

(Foto: Instagram/nicolescherzinger)

Fokusojuni në rezistencë

Stërvitja e rezistencës është gjithashtu e shpeshtë në rutinën e Nicole. Edhe pse mund të ketë një lloj trupi të hollë, këngëtarja nuk duhet nënvlerësuar, pasi është shumë e fortë fizikisht.

Krahët e saj të skalitur, barku i tonifikuar dhe muskujt e fortë, janë të gjitha rezultat i përdorimit të shtangave dhe ushtrimeve trupore në palestër.

Krahët tuaj kanë tre muskuj kyçë, kështu që për të marrë një definim, sugjerohet përfshirja e një kombinimi ushtrimesh që synojnë bicepsin, tricepsin dhe supet.

Muskujt e barkut janë bërë në kuzhinë

Nuk do të jetë befasi që dieta e Nicole është e shëndetshme dhe e ekuilibruar. Nëse stërvitjet i mbesin prapa për shkak të një orari të ngjeshur, ylli do ta praktikojë agjërimin me ndërprerje, që do të thotë se vakti i saj i parë i ditës do të jetë rreth orës së drekës.

Në një intervistë për Women’s Health, ylli zbuloi se i pëlqen vezët dhe bukën pa gluten me salmon të tymosur ose proshutë.

Darka është një formulë e thjeshtë e pulës dhe orizit ose peshkut dhe orizit, dhe më pas një vakt me perime.

Dieta luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e barkut të tonifikuar. Fokusohuni në një dietë të pastër dhe të ekuilibruar me marrjen e reduktuar të kalorive për ta ulur yndyrën e trupit, e cila do t’i ekspozojë muskujt e barkut.

Nicole Scherzinger publikon një video me të fejuarin nga pushimet, gjersa tregon me krenari linjat atraktive të trupit
Lexo po ashtu Nicole Scherzinger publikon një video me të fejuarin nga pushimet, gjersa tregon me krenari linjat atraktive të trupit

Jini fleksibilë

Trajnimi i fleksibilitetit është gjithashtu një komponent kyç në rutinën e fitnesit të Nicole dhe për arsye të mirë.

Për shembull, ju mund të keni vënë re se ajo mund të bëjë galiçe (squats) dhe të shkojë shumë poshtë dhe kjo falë nyjave dhe muskujve të lëvizshëm.

Trajnimi i fleksibilitetit rrit aftësinë e nyjave dhe muskujve për të lëvizur në gamën e tyre të plotë të lëvizjes. Kjo është thelbësore për t’i bërë më të lehta aktivitetet e përditshme, si ngjitja e shkallëve ose ngritja nga divani dhe rritja e performancës atletike.

Për të filluar të përmirësoni fleksibilitetin tuaj, Amanda rekomandon që të përfshini shtrirje për të gjitha grupet kryesore të muskujve për të ruajtur ekuilibrin dhe për të rritur gradualisht intensitetin dhe kohëzgjatjen e shtrirjeve tuaja për ta shmangur mbishtrirjen.

Merrni gjërat me qetësi… ndonjëherë

Nuk është e gjitha beteja me litarë dhe goditjet e topit, Nicole pëlqen ushtrimet e ngadalshme po aq sa të tjerët.

Duke i marrë gjërat me qetësi, autorja e shumë hiteve thotë se kjo e bën atë të lëvizë me qëllim dhe të jetë më e ndërgjegjshme sesa e pamend.

Lëvizjet e përhershme, të kontrolluara dhe fokusi i kërkuar gjatë ushtrimeve të fleksibilitetit (si joga) mund t’ju ndihmojnë ta reduktoni stresin dhe ta nxitni relaksimin, gjë që është e dobishme për mirëqenien mendore.

Nicole Scherzinger befason me linjat trupore, ndërsa publikon video provokuese me bikini
Lexo po ashtu Nicole Scherzinger befason me linjat trupore, ndërsa publikon video provokuese me bikini

Mbi të gjitha, qëndrueshmëria është thelbësore

Në fund të fundit, ju duhet të jeni konsistent me regjimin e ushtrimeve dhe dietës, në mënyrë që të shihni rezultate, ashtu siç bën Nicole.

“Disiplina, qëndrueshmëria dhe këmbëngulja do t’ju çojnë në vende që motivimi nuk mund ta bënte kurrë”, ka thënë vet artistja. /Telegrafi/