LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë, Xhensila rrëfen krizat në marrëdhënien me Besin

Për herë të parë, Xhensila rrëfen krizat në marrëdhënien me Besin
Foto: xhensilamyrtezaj /Instagram/Prsc

Prej shumë vitesh, artistja Xhensila Myrtezaj është në një histori dashurie me Bes Kallakun, aktorin e humorit, të cilët janë prindër të një vajze, Ajkës.

Në një rrëfim sonte në “A live night”, Xhensila tregon se si çdo marrëdhënie tjetër, lidhja ka vështirësitë e veta, të cilat kalohen gjithmonë nëse ka dashuri në mes.


Teksa tregoi një histori, Xhensila tha se ajo vetë është shumë romantike, ndërsa Besi sipas saj, mundohet, por jo çdo gjë shkon siç duhet, të paktën kështu ka ndodhur në propozimin e martesës. Këngëtarja tregoi sesi ajo e zbuloi para surprizën e propozimit dhe e gjitha u anulua, sepse ajo është tepër romantike.

Xhensila Myrtezaj flet për divorcin e prindërve: Isha e vogël, por kuptova çfarë ishte jeta
Lexo po ashtu Xhensila Myrtezaj flet për divorcin e prindërve: Isha e vogël, por kuptova çfarë ishte jeta

“Për propozimin e martesës, ne ishim në Meksikë në Kankun dhe Besi kishte organizuar gjithçka buzë oqeanit. Një shtëpi me tenda, me ata mariaçët që do hynin ndërkohë që Besi do më propozonte për martesë dhe pikërisht një natë më përpara unë pash këtë skenën me një çift tjetër. I thash Besit ‘ua sa bukur Besi lum si ajo’. Ai nuk dinte ku të fuste kokën, u mërzit pak dhe tha ‘pse dreqin duhet të ndodhte kjo situatë’. Unë e kuptova që do ndodhte diçka e tillë të nesërmen. Kështu ndodhi, kur unë zbres, ai merr rrugën nga tenda dhe I them ‘do më surprizosh i thash, iku surpriza, duhet të jetë më romantik’. Besi tentoi që të më propozonte sërish se e para u dogj se nuk e pranoja se jam shumë romantike dhe doja diçka surprizë, më propozoi me fustan të bardhë ndërkohë që bënim fotot e dasmës, kështu që vetëm propozim nuk ishte. Ai e kishte marrë me kohë aprovimin. Kemi kaluar shumë momente të vështira. Është jetë, çdokush i kalon. Ajo që na ka mbajtur shumë fort me njëri tjetrin ka qenë besimi në zot që na ka bashkuar edhe me besimin tonë në dashuri. E kemi gjetur gjithmonë atë rrugën për të kapërcyer çdo moment të vështirë dhe për të qenë bashkë sërish me njëri-tjetrin”, tha Xhensila në “A live night”. /tch/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori