LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë Rita Ora dhe Bebe Rexha vijnë së bashku në një bashkëpunim me Cardi B dhe Charli XCX

Për herë të parë Rita Ora dhe Bebe Rexha vijnë së bashku në një bashkëpunim me Cardi B dhe Charli XCX
Foto: Getty Images

Këngëtaret që bëjnë krenarë shqiptarët me sukseset e tyre të njëpasnjëshme, së fundmi janë bërë bashkë për të sjellur një bashkëpunim.

Fjala është për dy këngëtaret e njohur shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha, të cilat së bashku me Charli XCX dhe reperen Cardi B, do të sjellin këngën e tyre më të re në bashkëpunim.


Këngëtaret Rita Ora dhe Bebe Rexha do të vijnë për herë të parë në një bashkëpunim, së bashku me Charli XCX dhe Cardi B (Foto: Getty Images)

Lajmin për këtë, e kanë bërë të ditur vet këngëtaret përmes rrjeteve sociale, duke publikuar një fotografi të një sudoku, i cili shfaq emrat e tyre bashkë me titullin e këngës.

“Jam shumë e lumtur që më në fund po paralajmërojë këngën time të re në bashkëpunim me disa femra të fuqishme që më kanë frymëzuar shumë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, në Instagram.

Kënga pritet që të ketë sukses të madh, ndërsa siç kanë bërë të ditur vet vajzat, do të publikohet më datë 11 maj.

Charli XCX (Foto: Getty Images)

Rita dhe Bebe Rexha ruajnë një miqësi shumë të mirë mes vete, dhe këtë e treguan edhe pak muaj më parë, teksa ndanë së bashku një çmim në “The Forum”, spektaklin e organizuar nga iHeartRadio në Los Angeles.

Këngëtaret Rita Ora dhe Bebe Rexha në iHeartRadio 2018 (Foto: Getty Images)

Duket se edhe bashkëpunimi i fjalë do të jetë më se i mirëpritur, veçanërisht nga fansat e tyre shqiptarë. /Telegrafi/

Cardi B (Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Magazina
Kalo në kategori