LAJMI I FUNDIT:

Për ta shmangur arrestimin, tenton të largohet me shpejtësi – polici britanik përfundon mbi veturë për t’u përplasur më pas në tokë

Për ta shmangur arrestimin, tenton të largohet me shpejtësi – polici britanik përfundon mbi veturë për t’u përplasur më pas në tokë

Shoferi i një veture të tipit Mercedes është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e goditur me veturë policin, derisa po mundohej të shmangte arrestin për lëndim trupor dhe sulm fizik.

Aydin Altun, 26-vjeç nga Tottenhami në veri të Londrës, është shpallur fajtor pas më shumë se një vitit, pasi goditi me veturë një zyrtar policor i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar disa të shtëna, transmeton Telegrafi.

Procesi gjyqësor në Old Bailey ka publikuar dëshmitë e polici i cili pranoi se “ishte frikësuar për jetën e tij”, kur Altun e goditi me veturë e tërhoqi zvarrë për disa minuta dhe e përplasi me fuqi të madhe në trotuar.

Polici po hetonte disa të shtëna që janë dëgjuar në Haringey gjatë 28 tetorit të vitit të kaluar, ku brenda një veturë të zbrazët gjeti gëzhoja dhe vrima nga plumbat.

E dëshmitarët kishin parë një Mercedes të zi duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Të nesërmen i njëjti zyrtar policor kishte hasur në Mercedesin e zi në Tottenham dhe i ishte vënë pas.

Me të ndalur për një kontroll rutinor, polici i kishte bërtitur shoferit që t’ia tregojë duart dhe t’i nxjerr jashtë dritars. E pamjet e publikuara gjatë seancës dëgjimore shfaqin Altunin duke vozitur me shpejtësi të madhe, duke goditur policin të cilin e vendos mbi kapak të motorit dhe e “merr me vete” për dhjetëra metra, ku si rezultat i një frenimi përfundon i përplasur në tokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori