LAJMI I FUNDIT:

Për sa milionë mund ta blejë Interi, Lukakun nga Chelsea

Për sa milionë mund ta blejë Interi, Lukakun nga Chelsea

Sipas përllogaritjeve nga Calcio e Finanza, Chelsea duhet të shesë Romelu Lukaku për 65 milionë euro, por mund të pranojë një huazim me detyrim blerje për 40 milionë euro.

Reprezentuesi belg u shit te skuadra londineze për 113 milionë euro në verën e vitit 2021 dhe u kthye një vit më vonë në huazim te Interi për 8 milionë euro plus bonuse dhe një pagë të përbashkët mes dy klubeve.


Nerazzurrët po përpiqen të negociojnë një marrëveshje të ngjashme për të zgjatur huazimin, të cilën Chelsea deri më tani e ka refuzuar plotësisht.

Chelsea kërkon shkëmbimin Lukaku-Barella, Interi refuzon
Lexo po ashtu Chelsea kërkon shkëmbimin Lukaku-Barella, Interi refuzon

Megjithatë, Calcio e Finanza llogarit se ka një mënyrë sesi Interi mund ta bëjë këtë lëvizje dhe t’i lejojë Chelseat nëse jo të fitojë, atëherë të paktën të marrë më pak goditje nga kjo marrëveshje e dështuar.

Është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh se Big Rom ka refuzuar tashmë ofertat fitimprurëse nga Arabia Saudite dhe e ka zemrën të vendosur te klubi italian.

Pas dy viteve të kontratës së tij pesëvjeçare dhe duke marrë parasysh amortizimin, Lukaku tani peshon 65 milionë euro në llogaritë e Chelsea.

Chelsea i reziston interesit të Interit për huazimet e Lukakut dhe Koulibalyt
Lexo po ashtu Chelsea i reziston interesit të Interit për huazimet e Lukakut dhe Koulibalyt

Paga e tij gjithashtu kushton 19 milionë euro, kështu që nëse ai do të qëndronte në librat e Bluve deri në skadimin e kontratës në qershor 2024, ai do të kushtonte rreth 40 milionë euro.

Interi shpreson të flasë me skuadrën e Ligës Premier për të pranuar një tjetër huazim, por me detyrimin për të blerë në fund të sezonit për një total prej rreth 30-35 milionë euro, duke i lejuar Chelsea të balancojë pak a shumë rezervat për këtë marrëveshje të veçantë.

Një shitje tani për të shmangur një humbje do të duhej të ishte 65 milionë euro, të cilat Interi nuk ka ndërmend ta paguajë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Kalo në kategori