LAJMI I FUNDIT:

Për puçin ushtarak, Erdogan bisedon me Merkel dhe Stoltenberg

Për puçin ushtarak, Erdogan bisedon me Merkel dhe Stoltenberg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erıdoğan ka zhvilluar sot bisedë telefonike me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).

Telefonata thuhet se është fokusuar tek tentativa e organizatës terroriste FETÖ për grusht shteti më 15 korrik.


Burimet nga Presidenca e Turqisë konfirmojnë se në bisedën me Erdoğan, Kancelarja gjermane, Merkel ka theksuar se tentativa për grusht shteti është e papranueshme dhe se vendi i saj është në krah të institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, në bisedën telefonike ka theksuar se në një vend anëtar të NATO-s nuk ka vend për grushte shteti dhe se NATO nuk do të pranojë tentativa të tilla.

Stoltenberg, në fjalën e tij ka thënë gjithashtu se NATO mbështet plotësisht qeverinë e ardhur në pushtet me anë të zgjedhjeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Votohet qeveria e re kroate - Andrej Plenkoviq për herë të tretë radhazi kryeministër

Kroacia
Kalo në kategori