eksperti ad

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zhvilluar bisedë telefonike me udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë, mes festimeve të 4 Korrikut në SHBA.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pati një “bisedë telefonike shumë të mirë” me Trumpin, në të cilën ai uroi SHBA-në për 250-vjetorin e saj dhe diskutoi situatën aktuale në vijën e frontit të luftës në Ukrainë.


Zelensky shtoi se ekzistonte një “perspektivë reale” për t’i dhënë fund konfliktit dhe se ai dhe Trump kishin rënë dakord të vazhdonin bisedimet e tyre gjatë Samitit të ardhshëm të NATO-s në Ankara, i cili do të zhvillohet nga 7 deri në 8 korrik.

Presidenti rus Vladimir Putin foli gjithashtu me Trumpin

Në një deklaratë, Yuri Ushakov, një ndihmës presidencial, tha se Putin i përcolli urimet e tij Trumpit për festën amerikane në një telefonatë që zgjati një orë e njëzet e pesë minuta.

“Presidentët natyrshëm prekën çështjen e zgjidhjes së çështjes ukrainase, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e ardhshme të Donald Trumpit në samitin e NATO-s në Turqi më 7-8 korrik”, tha ai.

Ushakov shtoi se Trump kishte “riafirmuar gatishmërinë e tij për të lehtësuar ndërprerjen sa më të shpejtë të armiqësive dhe kërkimin e zgjidhjeve paqësore për të kapërcyer krizën”. /Telegrafi/