Filmi i ri komedi “Dy gisht mjaltë” ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm në publikun shqiptarë.

Kjo ka bërë që filmi me aktorë kryesorë, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi, të jetë më i shikuar në kuadër të filmave shqiptar në kinemanë Cineplexx të Prishtinë.

Deri më tani, sipas zyrtarëve të kinemasë, gjithsej janë shitur 16653 bileta për vetëm 11 ditë të shfaqjes në kryeqytetin kosovar.

Sa i përket ngjarjes së filmit ngjarja zhvillohet rreth një çifti që mundohen ta realizojnë një muaj mjalti në Karaibe por një gabim në blerjen e biletave i bën ata që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet.

Filmi është me regji nga Emir Khalilzadeh dhe vetë Ermal Mamaqi gjersa në film paraqiten edhe aktorët e tjerë, si Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Olta Daku, Eglein Laknori, Blerim Destani.

Ndryshe, filmi më i shikuar me rekordi absolut mbetet “Fast&Furious 8”, ku ishin 27,650 shikues në kinematë e Cineplexx. /Telegrafi/