LAJMI I FUNDIT:

Pëlqehet kënga e re e Bleros dhe Kolë Oroshit, shifra të larta klikimesh në vetëm pak orë (Video)

Pëlqehet kënga e re e Bleros dhe Kolë Oroshit, shifra të larta klikimesh në vetëm pak orë (Video)

Këngëtarët Blero dhe Kolë Oroshi kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor, këngën dhe kripin “Jar na na”.

Një këngë ritmike-verore i solli më në formë se asnjëherë tjetër dyshen, të cilët janë pëlqyer shumë për këtë bashkëpunim.


Në vetëm pak orë pasi kënga është publikuar në kanalin YouTube, ka arritur që të shënojë shifra të larta klikimesh në këtë kanal.

Premierë: “Jar Na Na” një hit veror, Blero flet rreth bashkëpunimit të ri me Kolë Oroshin dhe angazhimet për verën 2017 (Video)
Lexo po ashtu Premierë: “Jar Na Na” një hit veror, Blero flet rreth bashkëpunimit të ri me Kolë Oroshin dhe angazhimet për verën 2017 (Video)

Mbi 300 mijë klikime numëron “Jar na na” deri më tani, ndërsa kjo shifër pritet të kap shumë shpejt milionëshin, nëse vazhdon me këtë ritëm pëlqyeshmërie.

Me këtë pëlqyeshmëri, ky bashkëpunim shndërrohet në një nga hitet absolut të kësaj vere. /Telegrafi/