LAJMI I FUNDIT:

Pëlqehet bashkëpunimi i ri nga Agon Amiga dhe Cozman

Pëlqehet bashkëpunimi i ri nga Agon Amiga dhe Cozman
Agon Amiga dhe Cozman (Foto: Bigdeal Records)

Kënga titullohet “E jemja” dhe është me ritme verore duke iu përshtatur pikërisht sezonin aktual.

Njëherësh është shoqëruar me një videoklip veror të realizuar nga Mojo Production që është xhiruar në bregdet.


Në një video të tillë muzikore nuk mund të mungojnë femrat me bikini që vënë në pah format e tyre trupore.

Lansohet "E jemja", dueti i radhës nga Agon Amiga dhe Cozman
Lexo po ashtu Lansohet "E jemja", dueti i radhës nga Agon Amiga dhe Cozman

Dhe pas ditës së parë të lansimit, videoja ka kaluar shifrën prej çerekmilion shikimesh në shërbimin e shpërndarjes së videove, YouTube.

Projekti është prodhim i Bigdeal Records që e ka realizuar muzikën, ndërsa për melodinë dhe tekstin janë kujdesur dy reperët.

Një prej dueteve më të fundit ndërmjet Agon Sylejmanit dhe Ylber Abdullahut ishte kënga “Prej Tirone” që u publikua në fund të muajit mars.

Projekti u prit shumë mirë nga fansat e reperëve dhe ka kaluar shifrën prej tre milionë shikimesh në YouTube.

“Shih t’i kishe” ka qenë një tjetër bashkëpunim i suksesshëm i dyshes së BabaStars që është lansuar në nëntor të vitit 2017. /Telegrafi/