LAJMI I FUNDIT:

Peja vazhdon me fitore, mposht si mysafir Trepçën

Peja vazhdon me fitore, mposht si mysafir Trepçën

Peja ka shënuar fitoren e pestë në pesë ndeshje të zhvilluara në këtë edicion në Prince Caffe Superligë.

Pejanët kanë mundur si mysafir Trepçën 58:72 (17:14, 13:16, 9:21, 19:21) në ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë.


Çereku i parë ishte i baraspeshuar me vendasit që u treguan paksa më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 17:14. Por, verdhezinjtë i përgjigjen në periodën e dytë 13:16 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 30:30.

Dallimi u bë në periudhën e tretë, ku pejanët fituan 9:21 dhe epërsinë e krijuar e ruajtën deri në fund për të triumfuar 58:72, duke mbetur skuadra e vetme në Superligë me pesë fitore, kurse mitrovicasit kanë dy fitore dhe tri humbje.

Te Trepça u dalluan Kalin Fisher me 19 pikë dhe Burim Zekiqi me 12, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 18 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime dhe Amel Kuljuhoviq me 12 pikë e 10 kërcime.

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori