LAJMI I FUNDIT:

Peja triumfon në udhëtim te Trepça

Peja triumfon në udhëtim te Trepça

Peja ka arritur fitore si mysafire e Trepçës me rezultat 93:70.

Pejanët e nisën më mirë ndeshjen dhe 10 minutëshin e parë e përfunduan me epërsi prej 11 pikëve 24:13.


Edhe në çerekun e dytë verdhezinjtë ishin më të mirë ku shënuan 29 pikë kundrejt 18 pikëve të vendasve duke shkuar në pushim me rezultat të lartë 53:31.

Trepa në çerekun e tretë dhe të katërt e përmirësoi lojën e saj por pa arritur që ta përmbysin epërsinë e mysafirëve.

Në fund ekipi pejan triumfoi me 23 pikë epërsi 93:70.

Të dyja skuadrat në këtë sfidë luajtën me basketbollistë vendorë pasi po përballen me probleme financiare.

Për vendasit më efikasi në këtë takim ishte Musab Malaj me 25 pikë dhe pesë asistime, ndërsa paraqitje të mirë kishte edhe Zekiqi me 14 pikë por të pamjaftueshme për fitore.

Ndërkohë tek pejanët më të dalluarit ishin Arian Qallaku me 21 pikë e 12 kërcime si dhe Beq Kovaqi me 19 sosh dhe 10 kërcime.

Në xhiron e dytë, Peja do të zhvilloj derbin e javës me Prishtinën, ndërsa mitrovicasit udhëtojnë drejtë kryeqytetit për tu përballur me Kerasanin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Kalo në kategori