LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton ndaj Vllaznisë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Final 8 në Ligën Unike

Peja fiton ndaj Vllaznisë dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Final 8 në Ligën Unike
(Foto: ligaunike.com)

Peja është kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 të Ligës Unike, ku shënoi fitore ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 73-90 (17:16, 17:26, 19:23, 20:25).

Ndeshja nisi e baraspeshuar, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa çereku i parë përfundon 17:16 për shkodranët. Peja ishte më e mirë në periudhën e dytë, ku kishte epërsi deri në dhjetë pikë, 30:40, derisa pjesa e parë përfundon 34-42.

Peja e kontrolloi lojën edhe në pjesën e dytë. Verdhezinjtë ishin më të mirë edhe në periodën e tretë, që e fituan 19:23, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:65. 10 minutat ishin formalitet, derisa pejanët thelluan epërsinë, kurse triumfuan me shifrat 73-90.

Te Vllaznia u dallua Jeron Cooper me 21 pikë dhe shtatë kërcime, derisa te Peja më të dalluarit ishin Brandon Walters me 23 pikë e 15 kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë e pesë asistime.

Peja në gjysmëfinale do të ballafaqohet me Rahovecin që u kualifikua pa lojë pas tërheqjes së Teutës.

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale, kurse pjesa finale e garave zhvillohet në Durrës.


Orari

E mërkurë

16:00 Goga Basket-Tirana

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet

13 prill

16:00 Gjysmëfinalja e pare: Rahoveci-

19:00 Gjysmëfinalja e dytë

14 prill

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

19:00 Finalja e madhe.


Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori