LAJMI I FUNDIT:

Peja e fortë për Borean

Peja e fortë për Borean

Një performancë e jashtëzakonshme e Pejës në çerekun e tretë të ndeshjes ndaj Boreas në Karagaç sonte, ka bërë që ekipi verdhezi falë përvojës së
reprezentuesve të saj, të mos befasohet nga Borea debutuese në Superligë.

Borea mbetet pa fitore edhe pas tre xhirove të para të stinorit të ri në Superligë, ndërsa Peja tash ka bilanc 2-1, me fitoren e sotme 68-75.


Leonard Mekaj dhe Arti Hajdari kanë luajtur 40 minuta, pa pushuar fare sonte. Mekaj ka pasur 16 pikë e 14 asistime në fitore, ndërsa Arian Qallaku ka shënuar
18 pikë e 12 kërcime. Hajdari ka qenë më efikasi te Peja, duke shënuar 19 pikë.

Allen Idrizaj te Borea ka luajtur me double-double. Ai ka shënuar 20 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Ardit Beqiri, që nuk ka pushuar fare në këtë ndeshje bashkë me
Idrizajn, ka shtuar 17 pikë e 7 kërcime për ekipin e ri pejan në Superligë.

Në xhiron që vjen, Peja pret Rahovecin në Karagaç, ndërsa Borea udhëton në kryeqytet për tu ndeshur me Kerasanin. /borozani/