LAJMI I FUNDIT:

Pedri, kontrata e re me një klauzolë astronomike

Pedri, kontrata e re me një klauzolë astronomike

Joan Laporta ka njoftuar javën e kaluar se rinovimi me Pedri është shumë afër. Në fakt, nuk përjashtohet që ajo të mbyllet në ditët në vijim.

Në parim, lojtari do të nënshkruajë deri në vitin 2026, por gjëja më e re është se do të kishte një klauzolë prej 1 miliard euro.


Klauzola e Pedrit do të rritet për të larguar çdo klub me pronësi prej sheikësh ose klub me fuqi blerëse të lartë.

Në fakt, historia e detyron Barcelonën ta bëjë këtë gjë.  Neymar u largua nga PSG , kur u pagua klauzola e tij prej 222 milionë euro dhe nga ai moment politika e klauzolave në Camp Nou filloi të rritej.

Në çdo rast, klauzola prej 1 miliard euro që ka Pedri, aktualisht e kanë vetëm edhe dy lojtarë të tjerë në La Liga dhe ata janë të Real Madridit, Karim Benzema dhe Fede Valverde.

Lojtarët e tjerë nga La Liga me klauzolën të lartë janë David Alaba (850 milionë euro), Antoine Griezmann (800 milionë euro), Luka Modric (750 milionë euro), dhe Marco Asensio, Vinicius Junior, Isco dhe Thibaut Courtois (700 milionë euro).

Klauzolat e tjera me nga 500 milionë euro janë: Gerard Pique, Sergi Roberto, Jordi Alba, Samuel Umtiti, Sergi Busquets, Memphis Depay.

Pastaj me klauzolë prej 400 milionë euro janë Sergino Dest, De Jong, Ousmane Dembele dhe Coutinho.

Çuditërisht, Leo Messi kishte klauzolë prej 700 milionë euro. Prandaj, me 1 miliard euro klauzolë klubi katalanas do të siguronte vazhdimësinë e një prej lojtarëve të tij më premtues.  /Telegrafi/