LAJMI I FUNDIT:

Payet vazhdon me supergola edhe te Marseille (Video)

Payet vazhdon me supergola edhe te Marseille (Video)

Dimitri Payet po shënon gola të bukur edhe te skuadra franceze, Marseille.

Mesfushori francez u transferua në afatin e janarit te skuadra franceze nga West Ham për një shifër rreth 25 milionë euro.


Megjithatë, këto para ja kanë vlejtur për Marseillen, pasi Payet ka rikthyer formën e vjetër të tij, ku po shënon edhe gola.

Payet shënon gol të bukur në fitoren e Marseille (Video)
Lexo po ashtu Payet shënon gol të bukur në fitoren e Marseille (Video)

Payet ka shënuar një supergol nga gjuajta e lirë prej rreth 30 metrave në ndeshje ndaj Dijonit, e cila në fund përfundoi me barazim 1-1.

Ky ishte goli i tretë i Payetit në Ligue 1. /Telegrafi/