LAJMI I FUNDIT:

Pavlopoulos: Maqedonia përhap iredentizëm

Pavlopoulos: Maqedonia përhap iredentizëm

Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, vazhdon me deklaratat e tij kundër Maqedonisë, duke porositur se vendinuk mund të ketë të ardhme evropiane, pasi që tregon tendenca iredentiste, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha nga Pavlopoulos me rastin e shënimit të Ditës së pavarësisë së Greqisë. Ai konsideron se përdorimi i emrit Maqedoni paraqet falsifikim të historisë greke.


Duke folur tërthorazi për Maqedoninë, Pavlopoulos vlerëson se Maqedonia është sjellur barbarisht ndaj refugjatëve.

”Shteteve fqine të Ballkanit që kanë ambicie për t’u pranuar në Bashkësi, u theksojmë se me përvetësim emrash që e falsifikojnë përafërsisht historinë dhe përhapin iredentizëm, por edhe duke treguar barbarizëm ndaj refugjatëve, nuk kanë të ardhme evropiane, pasi që me këtë i shkelin drejtpërdrejtë parimet dhe vlerat evropiane”, ka deklaruar Pavlopoulos./Telegrafi/