LAJMI I FUNDIT:

Paul van Dyk do ta ”djeg” Maqedoninë (Foto/Video)

Paul van Dyk do ta ”djeg” Maqedoninë (Foto/Video)

Një ndër DJ më të mëdhenj në botë Paul van Dyk do të vijë në Maqedoni, më 3 shkurt ku do të performojë për publikun e Maqedonisë në Metropolis Arena në Shkup.

Paul van Dyk në Shkup do ta prezentojë albumin e ri me titullin ”The politics of dancing 3”, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Në Maqedoni, van Dyk do të performojë si pjesë e turnesë botërore ku do të argëtojë artdashësit e Maqedonisë me muzikë të rangut botëror.

Van Dyk më herët ka punuar edhe për Madonna, U2, Depeche Mode, Justin Timberlake dhe shumë këngëtarë tjerë.

Biletat për këtë koncert mund t’i gjeni në vendet e shitjes si: Jugoton Records, Pola Jugoton, Roze Vero 2 dhe online në www.kupikartizase.com

Telegrafi është partner i vetëm medial shqiptar i këtij eventi./Telegrafi/